Gazetari Valon Syla dhe panelisti Durim Jasharaj kanë zhvilluar një debat në emisionin Pressing në T7 sa i përket ekzistimit të kontradiktës UÇK dhe anti UÇK.
Jasharaj insistonte që nuk egziston kontradiktë e tillë, ndërsa Syla vazhdoi duke ia përmendur disa raste ku kryeministri i Kosovës dhe presidentja Vjosa Osmani nuk e kanë përmendur UÇK.
“A e kemi dëgju Kurtin tu fol serbisht për Ivanoviqin tu e bo një mini-hero? A e kemi dëgju Kurtin najherë si kryeministër I Kosovës duke fol për UCK’në? Jo.
Presidentja e Kosovës e fshin fjalën UCK nga fjalimi, nga kritika e madhe e publikut mas 3 vjete ja ka nis me përmen nga pak, ka fundi I fjalimit.
Nëse ty kjo nuk tu doket anti-UCK, atehërë je i ngarkuar objektivisht”, i thotë Syla.













