Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në 81-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit: E bëri politologjinë të fliste shqip!

15/06/2024 - 18:31
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Kurti në 81-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit: E bëri politologjinë të fliste shqip!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik, Ukshin Hoti, kryeministri Albin Kurti mori sot pjesë në ngjarjen e organizuar në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së profesorit të shquar Ukshin Hoti, që u mbajt në hapësirat e Universitetit të Prizrenit që mban emrin e tij.Në këtë datë të veçantë, të mendimtarit, politikanit, diplomatit, veprimtarit, pedagogut, e mbi të gjitha të intelektualit disident Ukshin Hoti, kryeministri Kurti, teksa lartësoi figurën e shquar të profesorit Hoti, u shpreh se ishte pikërisht ai që donte të kontribuonte te organi i mendimit shoqëror shqiptar duke e bërë politologjinë të fliste shqip, njofton ZKM.

Kurti foli edhe për shtegun e mendimit për liri, pasi që, siç e tha ai, para se të kishim Shteg të Lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishim shteg të mendimit për liri.Në fjalën e tij për Ukshin Hotin, Kurti tha se ai kishte arritur që formimin e tij intelektual dhe profesional t’i arrinte në moshë shumë të re, duke shtuar se përkundër angazhimeve zyrtare, ai asnjëherë nuk reshti së qeni studiues.

“Pikërisht si kryediplomat i Kosovës shkruan edhe librin e parë të tij mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të titulluar “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” në vitin 1976”, veçoi kryeministri. Ai e jetonte atë që e studionte dhe e studionte atë që e jetonte”, tha më tej kryeministri Kurti.“Për Ukshin Hotin, detyra e intelektualit nuk ishte t’i fliste të vërtetën pushtetit—siç thotë një definicion i famshëm i rolit të intelektualit në shoqëri… Përkundrazi, detyra e intelektualit është që t’ia thotë të vërtetën popullit duke ekspozuar publikisht gënjeshtrat e pushtetit. Duke bërë kështu, intelektuali i ndihmon popullit të vetëmbrohet intelektualisht nga propaganda e qendrave të ndryshme të pushtetit. Ky është misioni i vërtetë i intelektualit. Prandaj, Ukshin Hoti jep dorëheqje atëbotë nga pozita e sekretarit për marrëdhënie me botën jashtme. Ai e kupton shumë shpejt se t’i flisje të vërtetën pushtetit nuk ishte tjetër veçse një rënie në vetëkënaqësi. Duhej folur popullit”, u shpreh kryeministri para të pranishmëve.

Në ditëlindjen e 81-të të profesorit Hoti, kryeministri tha se duhet “të rikthemi te vepra e tij, por edhe te shembulli që na ofron jeta e Ukshin Hotit”.“Le ta bëjmë këtë gjithnjë në frymën kritike që e mishëronte më së miri vetë ai. Kritika shoqërore e informuar nga një respekt i paepur për të vërtetën na duhet sot po aq sa edhe në kohën kur jetonte e vepronte Hoti. Sot kemi dy organe të mendimit shoqëror shqiptar, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Le të punojmë fort e bashkë që këto dy organe të bashkërendohen me njëri-tjetrin në interes të vullnetit, të drejtave e nevojave të kombit shqiptar”, tha në fund të fjalës së tij kryeministri Kurti.

Në shënim të kësaj date të rëndësishme së bashku me kryeministrin Kurti ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, zëvendësministri Elshani, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarët e komunës së Suharekës dhe asaj të Rahovecit, Bali Muharremaj dhe Smajl Latifi, si dhe profesorë, studentë, invalidë e veteranë të shumtë, të cilët ndodheshin aty për të nderuar figurën e Ukshin Hotit.Në oborrin e Universitetit të Prizrenit u shfaq gjithashtu ekspozita “Bëje ose Vdis” me fotografi nga jeta dhe vepra e Ukshin Hotit, letra të tij nga burgu, dorëshkrime të ndryshme dhe artikujt të shtypit.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:Unë po vij këtu në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, nga malet e Pashtrikut, ku sot e kemi bërë përurimin e Shtegut të Lirisë, që paraqet shtegun nga Likenet e Hasit deri në Krumë që e kanë shkelur ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa pajiseshin me armatim e municion nga Shqipëria gjatë luftës së viteve 1998-1999. Është po ky shteg ku në mesin e dhjetorit të acartë të vitit 1998 bien heroikisht 42 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me në krye Mujë Halil Krasniqin, komandant Kapuqin, dhe tash që ne jemi këtu aty po zhvillohet një garë e motoçiklistëve që do të bëhet tradicionale në këtë Shteg të Lirisë.

Por, para se të kishim Shteg të Lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishim shteg të mendimit për liri, andaj ku ka më mirë se këtë ta shënojmë pikërisht këtu në Universitetin e Prizrenit që mbanë emrin e mendimtarit më të madh të historisë tonë moderne, Ukshin Hotit.E nderuara znj. Emilja Rexhepi, zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave,

I nderuari profesor Mentor Alishani, rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”,I nderuari zëvendësministër Elshani,

E nderuara familje e profesor Ukshin Hotit, bacës Ukë,Të dashur Andin dhe Brisilda,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, Salih Zyba, Artan Abrashi, Arbër Rexhaj, Fitore Pacolli Dalipi, Visar Korenica, Jetmira Brenezi,Të nderuar kryetarë të komunave Smajl Latifi, i Rahovecit dhe Bali Muharremaj, i Suharekës,

Të nderuar ish të burgosur politikë, veteranë e invalidë të luftës çlirimtare të UÇK-së,Profesorë e studentë,

Motra dhe vëllezër,Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,Sikur ta ndjente që nuk do kishte edhe shumë vite jetë, Ukshin Hoti arriti gurët kilometrikë në zhvillimin e vet intelektual e profesional në moshë relativisht të re. Duke e kuptuar herët pasionin e vet për shkencat shoqërore, vendosi të specializohej në shkenca politike. Pas studimeve universitare në Zagreb dhe Beograd (1964-1970), kthehet në Kosovë, ku merr përsipër detyra të ndryshme diplomatike, përfshirë edhe atë të udhëheqësit të sekretariatit të sapo krijuar të Kosovës për marrëdhënie me botën e jashtme. Por përkundër këtyre angazhimeve zyrtare, ai nuk resht së qenuri studiues. Pikërisht si kryediplomat i Kosovës shkruan edhe librin e parë të tij mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të titulluar “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” në vitin 1976. Praktika dhe teoria nuk ndaheshin në jetën e bacës Ukë. Ai e jetonte atë që e studionte dhe e studionte atë që e jetonte. Një shkrim të tij përkujtimor mbi Ukshin Hotin nga viti 2004, Arbën Xhaferri me të drejtë e kishte titulluar “Ukshin Hoti: Ta Jetosh Politikën.”

Sociologu i njohur francez Émile Durkheim e definonte shtetin si “organi i mendimit shoqëror.” Duke qenë tradicionalisht një popull pa shtetin e tyre, shqiptarët nuk kishin pasur rast ta zhvillonin këtë organ përgjatë historisë së tyre. Ukshin Hoti donte të kontribuonte pikërisht këtu: te organi i mendimit shoqëror shqiptar duke e bërë politologjinë të fliste shqip.Si studiues kritik i politikës, Ukshin Hoti mendonte se politika ka për detyrë po e citoj “të hetojë raportin midis aparencës dhe qenësisë së gjërave në dobi të emancipimit”, mbaron citati. Ky është një konceptim i politikës si një veprimtari dhe shkencë shoqërore kritike, që Ukshin Hoti e ndante me teorinë shoqërore të Shkollës së Frankfurtit (Adorno, Marcuse, Horkheimer, e Habermas). Andaj nuk është aspak e rastësishme që prej tri fazave kryesore të jetës së tij, më e gjata është ajo e disidencës. Nëse epoka studentore në Zagreb dhe Beograd zgjat gjashtë vite të jetës së tij (1964-1970), dhe ajo profesionale si diplomat kosovar shtatë vite të tjera (1970-1977), vitet e disidencës aktive janë periudha më e gjatë e jetës së tij e shtrirë përgjatë plot tetëmbëdhjetë vitesh (1981-1999).

Për Ukshin Hotin, detyra e intelektualit nuk ishte t’i fliste të vërtetën pushtetit—siç thotë një definicion i famshëm i rolit të intelektualit në shoqëri. Pushteti e di fare mirë të vërtetën; në fakt ai e di të vërtetën më mirë se kushdo tjetër, andaj nuk ka nevojë për intelektualët që t’ia tregojnë atë. Përkundrazi, detyra e intelektualit është që t’ia thotë të vërtetën popullit duke ekspozuar publikisht gënjeshtrat e pushtetit. Duke bërë kështu, intelektuali i ndihmon popullit të vetëmbrohet intelektualisht nga propaganda e qendrave të ndryshme të pushtetit. Ky është misioni i vërtetë i intelektualit. Prandaj Ukshin Hoti jep dorëheqje atëbotë nga pozita e sekretarit për marrëdhënie me botën jashtme. Ai e kupton shumë shpejt se t’i flisje të vërtetën pushtetit nuk ishte tjetër veçse një rënie në vetëkënaqësi. Duhej folur popullit. E megjithatë, as popullit nuk duhej mikluar sedrën. Edhe ai meritonte të dëgjonte të vërtetën për veset kulturore e arkaizmat zakonor që rrezikonin të sabotonin luftën për çlirim.Nuk diskutohet se një botëkuptim i këtillë për rolin e intelektualit nuk të siguron as miq në zyra të larta, e as nderime zyrtare. Siç thoshte Edëard Said-i, një jetë sipas këtij botëkuptimi mbi rolin e intelektualit është një jetë gjithsesi vetmitare, por gjithmonë më e mirë sesa pjesëmarrja në një tolerancë të përbashkët për gjendjen ekzistuese.

Ndërsa shënojmë ditëlindjen e 81-të të mendimtarit, politikanit, diplomatit, veprimtarit, pedagogut, e mbi të gjitha të intelektualit disident Ukshin Hoti, le të rikthehemi te vepra e tij por edhe te shembulli që na ofron jeta e tij. Le ta bëjmë këtë gjithnjë në frymën kritike që e mishëronte më së miri vetë ai. Kritika shoqërore e informuar nga një respekt i paepur për të vërtetën na duhet sot po aq sa edhe në kohën kur jetonte e vepronte Hoti. Sot kemi dy organe të mendimit shoqëror shqiptar (Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës). Le të punojmë fort e bashkë që këto dy organe të bashkërendohen me njëri-tjetrin në interes të vullnetit, të drejtave e nevojave të kombit shqiptar.

JU REKOMANDOJMË

Hoti: 27 vite më parë, bota nuk qëndroi në heshtje

Hoti: 27 vite më parë, bota nuk qëndroi në heshtje
24/03/2026 - 14:40

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, duke theksuar se ajo shënoi kthesën vendimtare për popullin e Kosovës dhe përfundimin e dhunës së...

Më shumëDetails

Abdixhiku propozon që 24 marsi i ndërhyrjes së NATO-s të shpallet datë kombëtare në Kosovë

Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
24/03/2026 - 13:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar me rastin e 27 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë.Abdixhiku ka propozuar që 24 marsi të marrë...

Më shumëDetails

Emërimi i anëtarëve të KQZ-së nga partitë politike, Osmani i drejtohet Kushtetueses

Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
24/03/2026 - 13:19

Presidentja, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhor, Kjo u bë për shkak se Osmani ka...

Më shumëDetails

Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit
24/03/2026 - 13:18

Në Mitrovicë është mbajtur akademi përkujtimore në 27-vjetorin e vrasjes nga forcat pushtuese serbe të veprimtarëve Latif Berisha e Agim Hajrizi, ku në këtë aktivitet, përveç kryetarit të...

Më shumëDetails

Haradinaj rrëfen momentet në Betejën e Gllogjanit: I mora katër plagë, edhe sot shihen

Haradinaj rrëfen momentet në Betejën e Gllogjanit: I mora katër plagë, edhe sot shihen
24/03/2026 - 13:18

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar momentin e plagosjes së tij nga forcat serbe gjatë luftës së fundit. Në emisionin “Histori e patreguar” në...

Më shumëDetails

27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë e Kosovës

Bllokimi i rrugës që çon te ndërtesa e ish-RTP’së, drejtori i Radio Kosovës thotë se Përparim Rama e ka pezulluar vendimin
24/03/2026 - 13:16

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se ndërhyrja e NATO-s dëshmoi se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nesër varroset Ilaz Brahimi, u qëllua me armë nga e dashura e tij në Podujevë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë