Nga Vetëvendosje thonë se opozita, gjegjësisht LDK e AAK u frikësuan që të shkojnë në zgjedhje.
Deputeti Agon Batusha tha se Kurti ua dha mundësinë opozitës, por sipas tij, nuk e shfrytëzuan.
Zgjedhjet do të duhej të mbaheshin në shkurt të vitit të ardhshëm ose këtë fundvit, por gjithsesi që opozita ka trumbetuar shumë shpesh se duhet shkuar në zgjedhje dhe kryeministri i Kosovës, kryetari i LVV-së ua ka dhënë këtë mundësi, në dakordancë edhe me GP që nëse duan zgjedhje, shkojmë por fillimisht duhet të ketë unifikim opozitar që t’i bëjmë 2/3 në Parlament dhe ta shpërbëjmë atë dhe më pas të shkojmë në zgjedhje të reja. Por kjo nuk u arrit, siç i pamë dhe përpjekjet, kryeministri i ka thirrur partitë opozitare për t’u dakorduar për agjendën legjislative por PDK që ishte në takim e ka ngritur çështjen e zgjedhjeve të reja dhe natyrisht qëndrimi është ai që është bëre publik por nuk ka qenë tendenca jonë që në atë takim të flasim për zgjedhje”, tha Batusha.
“Dhe patëm dy partitë tjera opozitare që nuk shkuan në takim dhe nuk u dakorduan për zgjedhje të reja, pavarësisht se trumbetuan se i duan ato. Ne mendojmë se këto subjekte politike nuk kanë qenë të gatshme të shkojmë në zgjedhje”, shtoi ai.












