Dje Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një takim të madh me strukturat e saj, të cilën e kanë quajtur si festiv. Takimi është mbajtur në kuadër të përmbylljes së Javës së Lëvizjes, që organizohet çdo qershor nga partia në pushtet.
Ajo që ra në sy (ose thënë më mirë ajo që ra në vesh) ishte prezantimi që prezantuesja ia bëri Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës dhe kryetar i VV-së.
Sipas saj, koha nuk mjafton për të prezantuar Kurtin, për të cilin përdori disa terme e cilësi të mëdha.
“Për prezantimin e folësit të fundit, sado kohë që do të kisha në dispozicion, shumçka do të mbetej pa u thënë e jo pak do të thuhej jo e plotë. Më shume se sa fjalët me të cilët e përshkruajnë, flasin puna, angazhimi i parreshtur e vullneti i hekurt për t’i shërbyer vendit, pa kursyer asgjë dhe për asnjë moment” – tha ai.













