Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

23/08/2026 - 10:51
në Lajme
A A
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një vjedhje e pazakontë është regjistruar brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hyrë në një nga hapësirat e objektit dhe është larguar me një kamerë të mbikëqyrjes.

Por, derisa mori njërën kamerë, kamerat tjera regjistruan lëvizjet e tij.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 20 gusht, në mes të ditës, rreth orës 16:45–17:00, në Xhaminë e Madhe në Sheshin “Hasan Prishtina”.

Vjedhja është zbuluar dy ditë më vonë, kur mbikëqyrësi i xhamisë ka vërejtur se njëra prej kamerave mungonte dhe ka njoftuar autoritetet.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe gjatë verifikimit të video-incizimeve ka hasur në pamjet që dyshohet se dokumentojnë momentet e vjedhjes.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në incizime shihet një person duke hyrë në një dhomë brenda xhamisë.

Kur del prej saj, në dorë mban një qese të zezë.

Dyshohet se brenda qeses ndodhej kamera që ishte marrë nga objekti, vlera e së cilës është deklaruar rreth 50 euro.

Identiteti i personit nuk është zbuluar ende, por pamjet e sigurisë tashmë janë në dispozicion të hetuesve dhe pritet të shfrytëzohen për identifikimin e tij.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Vjedhje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Ironia e rastit është se kamera që dyshohet se mori mund të jetë zhdukur nga xhamia, por kamerat që mbetën pas regjistruan lëvizjet e personit që Policia tash po përpiqet ta identifikojë.

JU REKOMANDOJMË

E dhimbshme: Vdes polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, pas aksidentit në krye të detyrës

E dhimbshme: Vdes polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, pas aksidentit në krye të detyrës
23/08/2026 - 10:35

Ka ndërruar jetë polici Altin Kryeziu nga Malisheva, i cili ditë më parë ishte aksidentuar gjatë kryerjes së detyrës. Kryeziu prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë...

Më shumëDetails

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, 37 persona të lënduar

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
23/08/2026 - 10:25

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes. Sipas autoriteteve, të paktën 37 persona janë lënduar, shumica e...

Më shumëDetails

Ibrahimi: Mungesë totale e bashkëpunimit me nivelin qendror, dëmet nga fatkeqësitë natyrore kalojnë dhjetëra miliona euro

Ibrahimi: Mungesë totale e bashkëpunimit me nivelin qendror, dëmet nga fatkeqësitë natyrore kalojnë dhjetëra miliona euro
23/08/2026 - 10:03

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka kritikuar bashkëpunimin e nivelit qendor me komunat, duke thënë se mungesa e bashkëpunimit ka ndikuar edhe...

Më shumëDetails

Bie në bunar, humb jetën një grua në Prishtinë

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit
23/08/2026 - 09:53

Një grua kosovare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një pus në oborrin e shtëpisë në Prishtinë. Sipas Policisë, trupi i saj është nxjerrë nga...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
23/08/2026 - 09:36

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për sot dhe nesër. Sipas njoftimit të MINT-it,...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës
23/08/2026 - 09:18

Pritje të gjata janë regjistruar mëngjesin e sotëm në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa situata më e rënduar paraqitet në Merdarë. Sipas të dhënave të fundit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë