Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit.
Ngjarja u bë brum për debat publik kur ndaj një punëtori të Trainkos-it u morrën masa disiplinore nga ndërmarrja pasi ai tregoi që vagonët janë riparuar në Serbi.
Ai tha se “nuk kam rrejtë kurrgjë” dhe se iu dhimbsën si qytetar “gjysmë milioni euro” me shku në Serbi për riparim vagonash.
Në dokumentine brendshëm që ka siguruar Nacionale, Komisioni për Pranim të Projektit “Riparim i Mesëm i Vagonëve” njofton drejtuesit e ndërmarrjes së kanë udhëtuar për në Serbi.

Daut Haradinaj i Aleancës i ka reaguar minsitres, Artane Rizvanolli, nën autoritetin e të cilës bie kjo ndërmarrje.
“Kjo është turp për ty ministre,” shkroi Haradinaj.
“Demantoje që nuk është e vërtetë ajo që po thotë. Ama, mos harro, mandati të përfundon, ndërsa ajo që ke bërë do të të përcjellë gjithmonë,” shkroi ai.














