Ish kryetari i Vushtrrisë dhe kryetari i degës së LDK-së në këtë qytet, Xhafer Tahiri, ka vizituar panairin “Vushtrria Code Fest”, ku po prezantohen mbi 50 projekte inovative.
Mirëpo, ajo që ka spikatur në fotografitë e Xhafer Tahiri, është se ai në dy prej tyre shihet së bashku me deputetin e LVV-së, Besim Muzaqi, i cili në periudhën 2017-2020 ishte nënkryetar në komunën e udhëhequr asokohe pikërisht nga Xhafer Tahiri.
Koalicioni ishte ndërprerë rreth një vit para zgjedhjeve të 2021, duke u shoqëruar me akuza dhe kundër-akuza mes LDK dhe LVV. Por duket se tash komunikimi mes tyre është rindërtuar, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Xhafer Tahiri:
Mbi 50 PROJEKTE INNOVATIVE në VUSHTRRIA CODE FEST
Me ekip nga LDK vizituam punën e jashtëzakonshme të Prof. Ensarit dhe Fatbardhes.
U impresionova me projektet, me vullnetin, inovaciocionin dhe prezentimin e të rinjëve tepër të talentuar.
Shumë suksese INNOVATION ACADEMY 👏🏼😍













