Këto ditë kryediplomatja Donika Gërvalla ka qëndruar në Austri, ku mori pjesë në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”. Një prej pjesëmarrësve atje, ka qenë edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Me këtë të fundit, minisrja e Jashtme e Kosovës nuk ka njoftuar të ketë pasur ndonjë takim.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ajo ka dhënë detaje nga vizita:
“Para homologëve nga shtetet pjesëmarrëse, në dy panele të ndara shpalosa qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik si dhe bëra thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë ajo.
Gërvalla mes tjerash njoftoi se floën edhe për agresionin rus në Ukrainë, ku u vë në pah mbështetja e Kosovës.













