Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramabaja kritikon ashpër Rugovën, thotë se izolimi i tij ngjante me “stivimin e mumjeve në morg”

22/06/2024 - 09:18
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Ramabaja kritikon ashpër Rugovën, thotë se izolimi i tij ngjante me “stivimin e mumjeve në morg”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i VV-së, ka shkruar një artikull të gjatë, ku ka pasur kritika ndaj LDK-së, Ibrahim Rugovës, Edi Ramës dhe një “lagjeje diplomatësh” të ShBA-së. Në artikullin e titulluar “Republika dhe rendi i ri ndërkombëtar: Evoluimi politik i z.Rama dhe LDK-ja”, Ramabaja ka pasur disa komente të ashpra në drejtim të figurës së Rugovës, e cila konsiderohet nga shumë shqiptarë si “baba i Pavarësisë”.

Ramabaja ka komentuar takimin e Rugovës me Sllobodan Millosheviqin, ish-president autoritar që gjerësisht njihet si “Kasap i Ballkanit”. Sipas Ramabajës, izolimi i Rugovës ngjante “më shumë një stivimi të mumjeve në morg”.

Tutje, Ramabaja ka konsideruar se “ringjallja” politike e pas luftës e Rugovës ka qenë “pjesërisht e dështuar”.

“Vajtja e Rugovës nga Beogradi për Romë dhe qëndrimi i tij për disa javë totalisht i izoluar, i ngjet më shumë një stivimi të mumjeve në morg, për t’ u rinxjerrë nga atje për qëllime eksperimentimi e studimi, si ishte vepruar me trupin e Fricit të gjetur në Alpet e Austrisë pas 5000 vitesh qëndrimi në akull e borë.

Ringjallja e tij pas luftës, kishte karakter misionar politik dhe ishte në funksion të eksperimentimit, por ai akt pjesërisht mund të vlerësohet si i dështuar. Intenca e z Rama tok me ish kryeminsitrin italina Massimo D’Alema për ta ringjallur Rugovën edhe pas atij dështimi, flet shumë për rolin që pretendohet t’i rezervohet LDK-së në jetën politike opozitare” – ka shkruar Ramabaja, ndër të tjera.

Duke cituar Mehmet Krajën, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Ramabaja vlerëson se vitet 90-ta, kohë kur Rugova e LDK-ja udhëhiqte me Kosovën, ishin të humbura.

“Në pjesën e dytë të dekadës së apart’hedit në Kosovë (1995–1999), që përkon me periudhën post-dejtoniane, gjithë investimi i LDK-së që përmes rrugëve të veprimit liberal — reformist, duke u prezantuar si partner bashkëpunues i qendrave vendimmarrëse, ta rikthejë autonominë e humbur, dukej se do të shkonte dëm.

Në përballje me këtë rrjedhë të ngjarjeve, njëri nga themeluesit e LDK-së, aktualisht kryetar i Akademisë së Shkencavedhe Arteve e Kosovës (ASHAK), do t’i vlerësojë edhe pesëvjetëshin e parë të egzistencës së LDK-së, si “Vite të humbura”.[1] Por, nëse tutje analizohet edhe rrjedha e pjesës së mbetur të asaj dekade nën apart’hedin serb dhe sjelljet e LDK-së, pra dekada si tërësi, jo vetëm se do të mund të cilësohej si “dekadë e humbur”, por ajo do t’i humbiste kuptimin edhe përcaktimit të Sartrit, meqë qëndrimi i LDK-së do t’ na rezultoj absurd” – ka shkruar Ramabaja.

JU REKOMANDOJMË

Edhe Irani konfirmon marrëveshjen me SHBA-në: Armëpushim dhe fund të operacioneve ushtarake

Edhe Irani konfirmon marrëveshjen me SHBA-në: Armëpushim dhe fund të operacioneve ushtarake
15/06/2026 - 00:24

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje që parasheh një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, me ndalimin e të gjitha...

Më shumëDetails

Trump: Marrëveshja me Iranin u kompletua, urime të gjithëve – le të rrjedhë nafta

Trump: Marrëveshja me Iranin u kompletua, urime të gjithëve – le të rrjedhë nafta
15/06/2026 - 00:17

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se është arritur një marrëveshje me Iranin dhe se SHBA-ja do t’i japë fund bllokadës së saj detare ndaj vendit, duke shënuar zhvillimin...

Më shumëDetails

Pacolli publikon fotot: Bandat po e vandalizojnë Aeroportin e Vlorës, shteti të ndërhyjë

Pacolli publikon fotot: Bandat po e vandalizojnë Aeroportin e Vlorës, shteti të ndërhyjë
14/06/2026 - 22:52

Biznesmeni i MABCO, Behgjet Pacolli ka ngritur alarmin për atë që e cilëson një proces vandalizimi dhe grabitjeje të aseteve në Aeroportin e Vlorës, duke i bërë thirrje...

Më shumëDetails

Vrasja në Prizren, arrestohet edhe nëna e të dyshuarit kryesor

Vrasja në Prizren, arrestohet edhe nëna e të dyshuarit kryesor
14/06/2026 - 22:37

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osmanaj. Dyshohet se konflikti mes djemve të axhës...

Më shumëDetails

CNN: Netanyahu kërkon takim urgjent me Trumpin mes tensioneve në rritje lidhur me negociatat me Iranin

CNN: Netanyahu kërkon takim urgjent me Trumpin mes tensioneve në rritje lidhur me negociatat me Iranin
14/06/2026 - 22:22

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po kërkon një takim urgjent me Presidentin amerikan Donald Trump, tha një burim izraelit, mes asaj që duket të jetë një rritje e tensioneve...

Më shumëDetails

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

14/06/2026 - 22:08

Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me temperatura tipike për këtë periudhë të vitit. Sipas parashikimeve meteorologjike për periudhën 15–19 qershor...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    612 Shpërndaje
    Shpërndaje 245 Tweet 153

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë