Një medium kosovar ka publikuar një video, ku shihet se si disa tifozë serb në Frankfurt janë përleshur me një person, duke e pësuar në fund.
Në postimin e kësaj videoje ka reaguar me koment edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, i cili ka thënë se serbët janë trima vetëm kur ju prijnë tanket, transmeton VeriuInfo.
“Oooh n… ktyne…, ky është realiteti, këta janë trima vatëm atëher kur ju prijnë tanket!
E di saktë, i kem provue edhe gjat luftës!
Mllefin e dështimit e shkarkonin në civil të pa mbrobtur!”, ka shkruar Selim Pacolli.
Ndryshe, Selim Pacolli gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte ushtarë i UÇK-së.















