Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti e Vuçiq rishihen nesër në Bruksel pas një kohe të gjatë, Borell përmend synimin për “zgjidhje operative”

25/06/2024 - 11:21
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti e Vuçiq rishihen nesër në Bruksel pas një kohe të gjatë, Borell përmend synimin për “zgjidhje operative”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas një kohe të gjatë do të rishihen të mërkurën në Bruksel pas ftesës së marrë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell. Siç ka njoftuar BE-ja, liderët ballkanas fillimisht do të takohen ndaras me Borellin, dhe në orën 15:00 është planifikuar takimi i përbashkët trepalësh.

Gazeta Express

Borell, ndonëse është duke numëruar ditët e tij të fundit në pozitën e kryediplomatit evropian, në prag të këtij takimi të nivelit të lartë Kosovë-Serbi ka thënë se do të përpiqet që në kuadër të negociatave mes dy shteteve të arrihet një zgjidhje operative.

Spanjolli në një konferencë për media ka thënë se marrëveshjet ekzistojnë dhe se tashmë ato vetëm duhet të zbatohen.

“Natyrisht, unë vazhdoj të përpiqem që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të arrijë një zgjidhje operative. Ne tashmë kemi një marrëveshje, kemi marrëveshjet e Ohrit. Problemi me marrëveshjet [ është se ] ato duhet të zbatohen. Palët nuk kanë mundur t’i zbatojnë ato për një arsye apo një tjetër”, ka potencuar kryediplomati evropian.

Ai këtu ka përmendur edhe propozimin e tij që Kosovës t’i hiqen masat dhe ka shtuar se heqja e masave mbase do të krijonte një skenar në dialog, ku ndoshta s’do të ketë një rinisje të procesit, por të paktën s’do të ndodh mbyllje e befasishme e tij.

Para aranzhimit të kësaj vizite të nivelit të lartë, në Kosovë dhe Serbi ka qenë për vizitë edhe emisari sllovak, Miroslav Lajcak. Lajcak ka thënë se qëllimi i vizitës së tij ka qenë zhbllokimi i dialogut dhe ecja përpara me zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën Drejt Noramlizimit.

Kur ka përmendur rrugën e implementimit të marrëveshjes, emisari sllovak ka thënë se BE-ja ka propozuar një implementim paralel të marrëveshjes, ku palët duhet të japin diçka për të marrë në këmbim diçka. Lajcak thotë se BE-ja mendon që Kosova duhet të nis e para me Asociacionin, pastaj Serbia me njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Megjithatë çështja e Asociacionit duket se është futur në një rrugë pa krye, pasi që Kosova po refuzon kategorikisht që të procedojë tutje me Draftin e BE-së. Madje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është munduar që ta degradojë propozimin e BE-së, duke thënë se Kosova s’dërgon në Gjykatë Kushtetuese artikuj gazetash ose drafte që s’kanë pronësi apo autorësi.

“Një draft që faktikisht nuk përbën as draft as dokument dhe as nuk ka nënshkrim apo pronësi – deri në muajin e tanishëm ka disa adresa që kanë thënë se ‘ky është draft i joni’. Ne nuk dërgojmë artikuj gazetash as opinione ose drafte që nuk kanë as autorësi as pronësi në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Bislimi.

Përpara kësja deklarate të Bislimit, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se BE-ja duhet ta dërgojë Draftin e saj në Komision të Venecias dhe se Kosova në Kushtetuese mund ta dërgojë një Draft të shkruar vetë.

Nga BE-ja lidhur me këtë deklaratë të Kurtit, kishin thënë se i takon Kosovës që t’i drejtohet Komisionit të Venecias dhe kanë ritheksuar edhe njëherë pritjet që të procedohet Drafti i Lajcak në Gjykatë Kushtetuese për verifikim sa i përket përputhshmërisë më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu

RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu
23/08/2026 - 15:50

Rinia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu, është anuluar aksioni simbolik i planifikuar të mbahej sot, në orën 17:00,...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

Moti me diell, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
23/08/2026 - 15:42

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat, sipas...

Më shumëDetails

Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës
23/08/2026 - 15:19

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ka ndërruar jetë...

Më shumëDetails

Zelensky kundërshton zgjedhjet gjatë luftës: Do ta shkatërronin Ukrainën

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës
23/08/2026 - 15:12

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kundërshtuar zhvillimin e zgjedhjeve kombëtare gjatë luftës me Rusinë, duke paralajmëruar se një proces i tillë në rrethanat aktuale mund ta përçajë vendin....

Më shumëDetails

Latifi për protestën në Vushtrri: Injoranca në aksion, kundërshtojnë kishën duke tundur flamurin e Kastriotit

Latifi për protestën në Vushtrri: Injoranca në aksion, kundërshtojnë kishën duke tundur flamurin e Kastriotit
23/08/2026 - 15:02

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi e ka quajtur “injornacë në aksion” protestën e disa personave kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë. Latifi tha se duhet...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare në vendin tonë

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë
23/08/2026 - 14:44

Pritje të shtuara janë regjistruar pasditen e sotme në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa situata më e ngarkuar paraqitet në Mutivodë. Sipas të dhënave të përditësuara në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video

    Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë