Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestimi i asamblistit të VV-së, reagon kompania: Hyrja është falas, theu barrikadën

25/06/2024 - 17:17
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestimi i asamblistit të VV-së, reagon kompania: Hyrja është falas, theu barrikadën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

KD Events & Communications ka reaguar pasi u përfol se hyrja në Prishtina Football Fest është me pagesë. Kjo kompani ka thënë se hyrja në këtë pjesë është pa pagesë ndërsa hyrja në Zonën VIP është për sponsorët dhe partnerët.

“Fillimisht, dëshirojmë të falënderojmë të gjithë qytetarët që morën pjesë në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës në Prishtina Football Fest, në Sheshin “Xhorxh Bush”. Duhet të adresojmë dezinformatat që vazhdojnë të qarkullojnë: hyrja në Prishtina Football Fest ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë falas. Zona VIP është e rezervuar për partnerët dhe sponsorët tanë, ndërsa pjesa tjetër e zonës është falas për të gjithë, me politikën se kush vjen i pari, shërbehet i pari, për shkak të kërkesës dhe frekuentimit të lartë të njerëzve.”

Kjo kompani ka folur edhe për arrestimin e asambleistit të VV-së në Prishtinë, Arianit Beqiri, i cili sipas tyre nuk i është përmbajtur rregullave dhe e ka kundërshtuar Policinë e Kosovës.

KD Events & Communications ka shtuar se Beqiri e ka thyer barrikadën dhe më pas kanë hyrë qytetarë pa pasur vende të mjaftueshme.

Sipas tyre kjo ka shkaktuar kaos e më pas janë thyer tavolina dhe karrige.

“Fatkeqësisht, një individ nuk iu është përmbajtur rregullave dhe ka kundërshtuar Policinë e Kosovës. Fillimisht, personi në fjalë ka thyer barrikadën, e cila është thelbësore për ruajtjen e kontrollit dhe sigurisë së turmës, dhe pas thyerjes së saj, qytetarët kanë hyrë brenda pa pasur vende të mjaftueshme për të gjithë. Me kaosin e shkaktuar, janë thyer shumë tavolina dhe karrige, si dhe është vënë në rrezikshmëri jeta e qytetarëve që kanë qenë pjesëmarrës nga fillimi. E gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e një individi dhe veprimeve të tij, për qëllime personale. Incidenti ka ndodhur jashtë zonës së rrethuar të Prishtina Football Fest, por përkundër turmës së madhe të njerëzve, kemi arritur që të reagojmë në kohë me të gjitha masat e nevojshme. Ndërsa brenda zonës së organizimit nuk ka pasur incidente dhe nuk është lënduar askush nga publiku.”

Kjo kompani ka thënë se kanë paguar plotësisht për shfrytëzimin e hapësirës publike.

“Gjithashtu duam të sqarojmë se kemi paguar plotësisht shfrytëzimin e hapësirës publike në Komunën e Prishtinës, si dhe të gjitha institucionet tjera për ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik, duke përfshirë policinë, ambulancën, zjarrfikësit dhe kompaninë private të sigurimit. Çdo pretendim për uzurpim të hapësirës publike është i rremë.”

“Edhe një herë, ju bëjmë me dije se Prishtina Football Fest është e hapur për të gjithë qytetarët që e duan sportin, që e duan futbollin. Falënderojmë edhe njëherë policinë dhe sigurimin për ruajtjen e rendit, si dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin tek organizimet tona shumëvjeçare. Përveç këtij incidenti nga një individ, ndeshja e sotshme është përmbyllur me sukses dhe profesionalizëm. Ju presim përsëri në ambientin e njëjtë, të pastër dhe të rregulluar për ndeshjet e radhës!”

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës
23/08/2026 - 15:19

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ka ndërruar jetë...

Më shumëDetails

Zelensky kundërshton zgjedhjet gjatë luftës: Do ta shkatërronin Ukrainën

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës
23/08/2026 - 15:12

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kundërshtuar zhvillimin e zgjedhjeve kombëtare gjatë luftës me Rusinë, duke paralajmëruar se një proces i tillë në rrethanat aktuale mund ta përçajë vendin....

Më shumëDetails

Latifi për protestën në Vushtrri: Injoranca në aksion, kundërshtojnë kishën duke tundur flamurin e Kastriotit

Latifi për protestën në Vushtrri: Injoranca në aksion, kundërshtojnë kishën duke tundur flamurin e Kastriotit
23/08/2026 - 15:02

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi e ka quajtur “injornacë në aksion” protestën e disa personave kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë. Latifi tha se duhet...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare në vendin tonë

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë
23/08/2026 - 14:44

Pritje të shtuara janë regjistruar pasditen e sotme në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa situata më e ngarkuar paraqitet në Mutivodë. Sipas të dhënave të përditësuara në...

Më shumëDetails

“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?

“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?
23/08/2026 - 14:33

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk u takua dje me komandantin e KFOR-it, Ozgan Ulutash, siç paralajmëroi më herët gjatë ditës. KFOR-i tha se takimi nuk u zhvillua...

Më shumëDetails

Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

“I paharruar qoftë kujtimi për Altin Kryeziun” – Sindikata e Policisë me mesazh ngushëllimi
23/08/2026 - 14:18

Të hënën e 24 gushtit do të varroset Altin Kryeziu, polici që vdiq disa ditë pasi u aksidentua në krye të detyrës. Lajmin për ceremoninë e varrimit e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë