Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia nxjerr tanket dhe armët kineze, Vuçeviç: Për Vidovdanin duhej të mblidheshim në mes të Kosovës

29/06/2024 - 12:36
në Kryesore, Lajme
A A
Serbia nxjerr tanket dhe armët kineze, Vuçeviç: Për Vidovdanin duhej të mblidheshim në mes të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me ceremoni shtetërore, mbledhje të posaçme qeverie, homazhe dhe prezantim të armatimeve dhe ushtrisë, Serbia ka shënuar këtë të premte Vidovdanin, siç njihet festa festa ku përkujtohet ndër të tjera edhe beteja mes serbëve te drejtuar nga princi Llazar dhe ushtrisë Osmane në Fushë Kosovë.

Pas vendosjes së kurorave në memorialin e heronjve të Kosovës në Krushevc, kryeministri Millosh Vuçeviç, e cilësoi Vidovdanin gur themel të kulturës dhe identitetit ku siç tha gërshetohet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Sipas tij, në këtë ditë të shënuar mbledhja e qeverisë duhej të ishte mbajtur në Kosovë.

“Ne u mblodhëm sot në qytetin perandorak të Krushevcit në vend të Graçanicës dhe Gazimestanit sepse nuk ka respekt për të drejtën publike ndërkombëtare dhe drejtësinë…”

Më herët në sheshin e heronjve po në këtë qytet u prezantuan armatime dhe pajisje të ushtrisë serbe, për herë të parë edhe sistemi i mbrojtjes ajrore HQ-17AE. I blerë nga Kina, sistemi me rreze të shkurtër shërben për të mbrojtur trupat në tokë, dhe mund të qëllojë 4 objektivë njëkohësisht deri në 15 km distancë.

U shfaq gjithashtu arma më e fuqishme që disponojnë forcat ajrore të Serbisë, sistemi kinez FK-3,e po ashtu tanke e artileri të tjera të sofistikuara.

“Për herë të parë, dua të theksoj me krenari, ne kemi prezantuar diçka që kemi blerë më herët, që është një sistem i ri i mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, HQ-. 17, i ardhur nga Kina. Është diçka që garanton një mbrojtje edhe më të mirë të hapësirës ajrore mbi atdheun tonë dhe përfaqëson një tandem vdekjeprurës së bashku me armën më të fuqishme të mbrojtjes ajrore më FK-3.”

Shefi i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se Vidovdani përfaqëson qendrën e qenies serbe, ndërsa përmendi popullin serb në Kosovë, që siç tha, feston në vatrën e vetë shekullore. /a2cnn

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
22/08/2026 - 23:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat minimale të jenë mes 11 dhe...

Më shumëDetails

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
22/08/2026 - 22:42

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton “Kosova po pret”. Ky marsh do të mbahet katër ditë para se...

Më shumëDetails

Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 22:28

Policia e Shqipërisë sot njoftoi ndërmarrjen e një aksioni madhor anti-drogë, që rezultoi me prangosjen e tre të dyshuarve, shtetas të Kosovës. Lënda dyshohet se ishte siguruar në...

Më shumëDetails

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione
22/08/2026 - 22:13

Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) kanë paralajmëruar për nesër dy aktivitete simbolike para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të dërguara për media, Aleanca do...

Më shumëDetails

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët
22/08/2026 - 21:56

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian dërgoi helikopterë dhe zjarrfikës për të ndihmuar Serbinë të luftojë një zjarr masiv në një rezervat natyror në verilindje të këtij...

Më shumëDetails

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
22/08/2026 - 21:41

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë