Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë

22/08/2026 - 22:42
në Lajme
A A
Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton “Kosova po pret”. Ky marsh do të mbahet katër ditë para se të merret verdikti nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për themeluesit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, në një intervistë për RTK, tha se ora e pritjes do të jetë në Prishtinë, por do të provohet të konkretizohet në të gjitha komunat e Kosovës, sepse e njëjta do të ndodhë edhe në komunat tjera.

“Kjo është ajo që e kemi paraparë në fillim të aktivitetit. E njëjta do të jetë në Prizren, në Skenderaj, në Pejë, në Lipjan, në të gjitha komunat, sepse mendojmë që pasqyyron simbolikë është shumë i rëndësishëm. Ajo tjetra, në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizita të lirisë, do të kemi bashkëbisedim me ta. I kemi emërtuar si “Netët e Lirisë”, ku, rreth një zjarri, me të gjithë ata ushtarë, me të gjithë ata njerëz që kanë dhënë sakrificë shumë të madhe për lirinë e Kosovës, do të rikujtojmë kujtime dhe do të ndërtojmë pak a shumë atë motivin fillestar që ishte, atë që e bëri që liria të jetë edhe e përjetshme në mesin tonë në Kosovë”, tha Tasholli.

Ai tha se jo vetëm këto, por do të ketë edhe aktivitete të tjera të organizuara, sepse “Liria” tashmë është marshi i tretë që përpiqet ta organizojë, dhe dy marshimet e para kanë qenë shumë të suksesshme në përcjelljen e mesazhit përmes hapësirave publike.

“Pak a shumë, aktivitetet do të jenë të mbushura deri më 12 shtator, ku është thirrur Marshi i Lirisë, në mënyrë që Kosova po pret. Dhe më 16 e kemi të njëjtin në Hagë me diasporën. Faktikisht, organizimi gjithmonë don pak disiplinë dhe përkrahjen e shumë faktorëve të tjerë, sepse ne jemi vetëm një platformë vullnetare që kemi thënë, por gatishmëria për ndihmë është shumë e madhe, madje edhe kreativiteti dhe bashkëpunimi me të tjerët, sa merr formë gjithçka dhe çdo ditë”, tha ai.

Tasholli bri me dije se aktivitetet do të ketë që nga e hëna, pothuajse çdo ditë. Ndonjëherë do të ketë edhe tri-katër aktivitete gjatë ditës.

“Po ashtu, kemi menduar që të organizojmë disa konferenca të vogla, ditore, ku do të flasim edhe për rëndësinë e lirisë, sepse ka njerëz që për shkak të shtypjes na mungojnë në lidhjen e fijeve të rrugëtimit tonë, që ka qenë rrugëtim gjeneratash, që ka qenë rrugëtim shekullor, dhe ku secila gjeneratë ka dhënë mundin e saj, madje edhe gjakun e saj. Sot duhet të ri kapitulojmë të gjithë rrugëtimin tonë, që nuk ka qenë lehtë dhe që është konkretizuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që shpeshherë kam përsëritur se është projekti që na bashkon, është projekti më i rëndësishëm në shumë shekuj ndër shqiptarë”, tha ai.

Tashmë shqiptarët e kanë dëshmuar që janë bashkë për këtë projekt, kanë qenë dhe do të jenë bashkë.

Tasholli tha se mesazhi kryesor është: “Kosova po pret”, sepse e kemi përsëritur edhe në konferenca. Pas 16 shtatorit, Kosova më nuk do të jetë e njëjtë, çfarëdo verdikti që të thuhet, sepse do të ndryshojë edhe paradigma politike.

“Por e rëndësishme është që kosovarët e kanë shpresën që drejtësia do të triumfojë. Ky është edhe qëllimi, që të kemi drejtësi, që të kemi një interpretim të saktë të historisë sonë, të lirisë sonë dhe këto t’i mbrojmë me dinjitet. Ne synojmë një shoqëri që nuk është e gatshme të mohojë rrugëtimin e vet për liri”, tha ai.

Sipas tij, ka një pikëqëllim dhe pikëqëllimi është që UÇK-ja të lirohet nga Gjykata Speciale, që UÇK-ja të vijë në Kosovë, atje ku ka nisur rrugëtimin e saj, dhe të mbetet si pjesa më e rëndësishme e dinjitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

“Ajo që është e rëndësishme më 16 shtator është: ose do të gëzohet Serbia dhe Vuçiqi, ose do të jetë një ditë e mirë për shqiptarët në këtë çështje”, tha ai.

Ai tha se gatishmëria gjithmonë ka qenë shumë e madhe. “Pjesëtarët e organizatave të dala nga lufta, të gjithë ata që kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë, nëse mund të themi kështu kushtimisht, komuniteti më meritor i rrugëtimit tonë dhe ata e kanë kuptuar që në fillim. Nuk kam pasur nevojë që gjatë këtyre gjashtë viteve, që shikojnë shkeljet e njëpasnjëshme të asaj gjykate, t’ua shpjegoj. Ata që në fillim e kanë parë që është e maruar mbrapsht, dhe i kemi edhe shoqatat e të burgosurve që gjithmonë kanë qenë pranë nesh. Më lejoni të them se, pak a shumë, nëse rikthej metaforën e të burgosurve politikë, edhe ata atje janë të burgosur politikë, sepse ne konsiderojmë që drejtësia është lënduar, është keqinterpretuar dhe ndoshta edhe është instrumentalizuar. Pra, ndaj edhe qëllimi i këtij Marshi për Liri është qëllimi që të dalë drejtësia ashtu siç është, ashtu siç ka nisur me njëjtin e tyre atëherë, kur kanë qenë një grup për të luftuar për këtë vend. Dhe është pjesë, po e përsëris, edhe e një njerëzish shumë krenarë të kësaj shoqërie, me të cilën duhet të krenohemi, por edhe ta ruajmë, ta mirëmbajmë. Unë shpesh e përdor metaforën e zbukurimit, në kuptimin e mirëmbajtjes së saj, dhe me elan atje ku e ka vendin më të lartë në historinë tonë kombëtare, për të ikur nga këto ndarje të marra për gjëra të vogla, sepse nuk i ka hije një shoqërie të ngjitet bashkë”, tha ai.

Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, foli edhe një organizim edhe me njerëzit e diasporës. “Por, gjithsesi, edhe pse është kohë e ngushtë, me 12-in kur përfundon marshi këtu, do të mundohemi që ta konkretizojmë në ato pak ditë që na kanë mbetur edhe për 16-in atje. Kemi shumë ide të llojllojshme të organizimit, të përformancave të caktuara, të grumbullimit aty, jo në park, jo në parking, por gjithsesi do të jemi në kontakt edhe me autoritetet zyrtare atje, sepse na duhet edhe leja formale për të qenë pjesë e asaj. Por diaspora është pjesa më e zëshme e mbështetjes së ushtarëve të UÇK-së që ndodhen atje, ose, më mirë të themi, të atyre që ndodhen në burg atje, dhe janë shumë të gatshëm dhe mezi presin. Mandej, si platformë, jemi të hapur, sepse bashkëpunojmë me secilin që ka një ide të hajrit, një ide të mirë, një ide kreative, por një ide edhe për projektin të cilin mundohemi ta shpalosim. Këto detaje do t’i komunikojmë në vazhdimësi përmes platformës, rrjeteve sociale dhe televizionit tuaj, dhe do t’i konkretizojmë të dy marshimet për Lirinë, njëri këtu në Prishtinë dhe tjetri më 16 në Bruksel, me shpresën më të madhe që ora e bardhë të jetë një e mirë për Kosovën pas 16 shtatorit”, tha përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli.

JU REKOMANDOJMË

Fotografi ikonike: Hashim Thaçi, Justina Pula, Atifete Jahjaga në Vatikan

Fotografi ikonike: Hashim Thaçi, Justina Pula, Atifete Jahjaga në Vatikan
07/10/2026 - 18:44

Nga sot, Justina Pula Shiroka është Presidente e Republikës së Kosoës. Hashim Thaçi poashtu ishte President i vendit. Atifete Jahjaga poashtu. Por, këtë të tre kanë edhe një...

Më shumëDetails

Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së

Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së
07/10/2026 - 18:11

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në Facebook është shprehu se votimi i Ligjit për UÇK-në ishte një moment krenarie, por ky...

Më shumëDetails

OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

Gruaja e tretë që ulet në Presidencë – profili i Justina Shiroka-Pulës
07/10/2026 - 18:06

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes se re të vendit, Justina Shiroka Pula. Ai ka përgëzuar partitë për vullnetin e...

Më shumëDetails

Hamza ia doli ta nxjerrë Ligjin për Specialen dhe Presidentin nga Kurti , Vjosa Osmani i thotë “pshtove”(Video)

Hamza ia doli ta nxjerrë Ligjin për Specialen dhe Presidentin nga Kurti , Vjosa Osmani i thotë “pshtove”(Video)
07/10/2026 - 17:48

Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia inauguruese e presidentes Justina Shiroka -Pula. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të sferës politike të vendit. Në videot...

Më shumëDetails

Bajraktari ngre alarm: Gjykata Speciale po u jep peshë provave të regjimit gjenocidal

Avokati Bajraktari: Dëshmia e James Rubin konfirmon të vërtetën për luftën e UÇK-së
07/10/2026 - 17:35

Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar lidhur me debatin për plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te mënyra se si kjo gjykatë...

Më shumëDetails

Shtrëngimi i duarve dhe disponimi i mirë me Kurtin mbrëmë, ja çka thotë Bedri Hamza

Shtrëngimi i duarve dhe disponimi i mirë me Kurtin mbrëmë, ja çka thotë Bedri Hamza
07/10/2026 - 17:08

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar shtrëngimin e duarve me kryeministrin Albin Kurti, dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi mbrëmë arritën të merren vesh për cështjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1068 Shpërndaje
    Shpërndaje 427 Tweet 267
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • 15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, Zoti të ndihmoftë – por mbi të gjitha, kthjellohu

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale refuzon një tjetër propozim të mbrojtjes

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë