Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti vendosi kushte për takim me Vuçiqin, Hill: I lumtur që pala serbe tregoi gatishmëri për bisedime

29/06/2024 - 16:02
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti vendosi kushte për takim me Vuçiqin, Hill: I lumtur që pala serbe tregoi gatishmëri për bisedime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndonëse BE-ja kishte paralajmëruar takimin trepalësh dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë kishin konfirmuar pjesëmarrjen, një gjë e tillë s’ka ndodhur më 26 qershor në Bruksel.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, në një deklaratë për media ka thënë se takimi s’ka ndodhur për shkak të tri kushteve të vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lidhur me dështimin e takimit të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq ka folur sot ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, duke thënë se është i dekurajuar që dy liderët s’janë takuar.

Ai ka thënë se aktualisht dialogu është në një situatë të vështirë dhe ka shtuar se është i kënaqur që pala serbe ka shprehur gatishmëri për bisedime në Bruksel.

“Ne vërtet mbështesim dhe vazhdojmë të mbështesim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit, sepse besojmë se është rruga e duhur, në fakt e vetmja rrugë e drejtë”, ka thënë Hill, shkruan N1.

Ai tutje ka theksuar se duhen bërë përpjekje reale për të arritur njëfarë progresi pasi kanë kaluar shumë muaj gjatë të cilëve nuk është parë shumë.

Për zhvillimet e ndodhura në Bruksel më 26 qershor ka shkruar edhe Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, James O’Brien. Diplomati amerikan ka thënë se takimet e Borell me Vuçiqin dhe Kurtin nënvizojnë se palët duhet të riangazhohen për të trajtuar problemet dhe për të ndjekur mundësitë në kuadër të procesit të lehtësuar nga BE-ja.

O’Brien kisht theksuar se janë Kosova dhe Serbia ato që humbin me moszbatimin e marrëveshjeve të kaluara.

“Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dyja palët”, kishte shkruar O’Brien.

Pas dështimit të takimit ka folur edhe Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, duke thënë se një gjë e tillë s’është e lidhur me masat e vendosura ndaj Kosovës, megjithatë ka potencuar se fakti që s’ka ndodhur takimi tre palësh në Bruksel s’ndikon pozitivisht.

Disa shtete anëtare të BE-së janë duke refuzuar heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës dhe kanë kërkuar një largim gradual të tyre.

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
22/08/2026 - 23:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat minimale të jenë mes 11 dhe...

Më shumëDetails

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
22/08/2026 - 22:42

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton “Kosova po pret”. Ky marsh do të mbahet katër ditë para se...

Më shumëDetails

Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 22:28

Policia e Shqipërisë sot njoftoi ndërmarrjen e një aksioni madhor anti-drogë, që rezultoi me prangosjen e tre të dyshuarve, shtetas të Kosovës. Lënda dyshohet se ishte siguruar në...

Më shumëDetails

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione
22/08/2026 - 22:13

Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) kanë paralajmëruar për nesër dy aktivitete simbolike para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të dërguara për media, Aleanca do...

Më shumëDetails

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët
22/08/2026 - 21:56

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian dërgoi helikopterë dhe zjarrfikës për të ndihmuar Serbinë të luftojë një zjarr masiv në një rezervat natyror në verilindje të këtij...

Më shumëDetails

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
22/08/2026 - 21:41

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë