Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Forumi i Dubrovnikut, Gërvalla: Shpresojmë që këtë vit anëtarësohemi në KiE

29/06/2024 - 17:42
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla: Vota prej 82% në KiE, konfirmim i fuqishëm për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ku foli për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gërvalla tha se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka dhënë një votë të qartë prej 82 për qind për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por një gjë e tillë s’ka ndodhur, pasi Kosova s’është futur në agjendën e Këshillit të Ministrave.

Ajo shtoi se po punojnë fort me ministra e ambasadorë në KiE, që një gjë e tillë të ndodhë gjatë këtij viti.

“Ata kanë deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat para anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Dhe ja ku jemi aktualisht. Ne po punojmë fort me ministra e ambasadorë në Këshillin e Evropës. Unë sapo kam ardhur nga Strasburgu dhe shpresojmë që këtë vit të bëhemi anëtar të Këshillit Evropës”.

“Por, një gjë është e qartë që kurdo që ndodh kjo, Kosova që nga prilli i vitit 2024 i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Gjithçka tjetër është politike. Çka ishte e rëndësishme për ne në Kosovë për të arritur ishte të tregojmë që standardet e larta e sundimit të ligjit, demokracisë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave janë në vendin tonë dhe ky është mesazhi më i fortë që Kosova mund ta çojë”, tha Gërvalla.

Më tej, Gërvalla deklaroi se shumica e shteteve anëtare të Këshillit të Kosovës janë pro anëtarësimit të Kosovës, por sipas saj, Kosova gjithnjë duhet “t’i stërpërmbush kërkesat që t’i marrë shanset e njëjta si të tjerët”.

“Historinë s’mund ta ndryshojmë. Kosova gjithnjë duhet t’i stërpërmbush kërkesat që t’i marrë shanset e njëjta si të tjerët. Liberalizimi i vizave është vetëm një shembull i kësaj dhe mund ta shohim se vetëm në gjashtë muajt e fundit, qytetarët e Kosovës mund ta shijojnë faktin që s’janë të izoluar”.

“Jo vetëm Lituania, jo vetëm vendet baltike, jo vetëm fqinjët tanë, por shumë vende në Evropë po e kuptojnë se Kosova nuk është vetëm një shtet i pavarur, por është një shtet ku vlerat evropiane janë thelbi i ekzistencës së shtetit tonë”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
22/08/2026 - 23:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat minimale të jenë mes 11 dhe...

Më shumëDetails

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
22/08/2026 - 22:42

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton “Kosova po pret”. Ky marsh do të mbahet katër ditë para se...

Më shumëDetails

Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 22:28

Policia e Shqipërisë sot njoftoi ndërmarrjen e një aksioni madhor anti-drogë, që rezultoi me prangosjen e tre të dyshuarve, shtetas të Kosovës. Lënda dyshohet se ishte siguruar në...

Më shumëDetails

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione
22/08/2026 - 22:13

Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) kanë paralajmëruar për nesër dy aktivitete simbolike para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të dërguara për media, Aleanca do...

Më shumëDetails

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët
22/08/2026 - 21:56

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian dërgoi helikopterë dhe zjarrfikës për të ndihmuar Serbinë të luftojë një zjarr masiv në një rezervat natyror në verilindje të këtij...

Më shumëDetails

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
22/08/2026 - 21:41

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë