Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ymeri: Kushtet e Kurtit janë të pavlefshme, nëse takimi Bislimi-Petkoviq ka rezultate pozitive

02/07/2024 - 10:59
në Lajme
A A
Ymeri: Kushtet e Kurtit janë të pavlefshme, nëse takimi Bislimi-Petkoviq ka rezultate pozitive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Sot në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Ky takim i tyre mbahet një javë pasi dështoi të zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me Bislimin dhe Petkoviqin vazhdojnë sot punën në zhbllokimin e marrëveshjes.

Në lidhje me këtë takim dhe a pritet ndonjë rezultat ka folur për“Gazeta Blic” drejtori i Institutit për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’, Visar Ymeri.

Ymeri tha se se vështirë të ketë përparim sa i përket zbatimit të marrëveshjes

Ai tha se nuk ka nguti as nga Kosova dhe as nga Serbia në lidhje me këtë çështje.

“Është vështirë të thuhet nëse do të ketë apo jo rezultat kur nuk dihet konkretisht se për çka do të flitet. Përgjithësisht ky takim thuhet se do të jetë i përqendruar të zhbllokimi i zbatimit të marrëveshjes, bllokim ky që BE-ja më së shumti ia atribuon refuzimit të Kosovës të nis procesin e themelimit të Asociacionit. Nëse ndërmjetësuesit vazhdojnë të mbësin në këtë pozitë atëherë nuk mendoj se do të ndodh gjë në këtë drejtim para zgjedhjeve në Kosovë. Nuk duket se ka ndonjë nguti as nga ana e Kosovës e as nga ana e Serbisë për ta zbatuar marrëveshjen. Rrjedhimisht vështirë se do të ketë përparim në këtë drejtim” deklaroi Ymeri për “Gazeta Blic”.

Ai tutje potencoi se nëse sot ka rezultate pozitive i bie që kërkesat e Kurtit të parashtruara javën e kaluar janë të pavlefshme.

Ymeri tha se vetë takimi në fjalë paqet një lloj hipokrizie të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Nëse sot ka rezultate pozitive atëherë i bie që kërkesat e Kryeministrit të shtruara javën e kaluar, e pa të plotësimin e të cilave Kurti tha se nuk ka zbatim të marrëveshjes, janë të pavlefshme dhe fjalë që i merr era. Në këtë drejtim vet takimi i Bislimit më Petkoviq paraqet një lloj hipokrizie të Qeverisë së Republikës së Kosovës marrë parasysh që KM Kurti refuzoi ta takoj Vuçiqin javën e kaluar pikërisht duke u thirrur në këto kërkesa që pala serbe duhet t’i plotësojë. Tash 6 ditë pas Bislimi po e takon Petkoviqin pa pas asnjë lëvizje drejt plotësimit të kërkesave” deklaroi ai në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Visar Ymeri- Drejtori i Institutit për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se prioritet në takim do të jetë “nisja urgjente e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve“.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë