Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nutricionistja jep këshilla se si duhet ushqyer shëndetshëm në stinën e nxehtë të verës

03/07/2024 - 20:20
në Kuriozitete
A A
Nutricionistja jep këshilla se si duhet ushqyer shëndetshëm në stinën e nxehtë të verës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live from Tirana” ishte nutricionistja Hyrida Basha për të folur rreth ushqimeve që ne duhet të konsumojmë në stinën e verës.

Të gjithë e dimë se duhet të evitojmë diellin dhe të qëndrojmë të hidratuar gjatë stinës së verës, por ka shumë që neglizhojnë mënyrën si ushqehen dhe kjo sjell probleme që ata nuk i parashikojnë dot, probleme të cilat mund të ishin evituar me njohuritë e sakta.

Çfarë mund të konsumojmë që të qëndrojmë më të freskët?

Gjithmonë bëhet pak më e vështirë në verë dhe nxehtësia ndikon në mosdëshirën për të konsumuar ushqim. Por, trupi ka nevojë të hidratohet dhe të marrë vlerat ushqimore të nevojshme. Këshilloj produkte me sasi të madhe uji dhe shumë fibra. Fruta dhe perime të shumta i përmbajnë ato, si kastraveci, sallata jeshile dhe domatja. Të gjitha janë të pasura me fibra dhe ujë. Gjithashtu, është e rëndësishme të përdorim ujin natyral, por mund të përdorim pak dhallë si një alternative popullore ose xhinxher. Rekomandohet dhe çaj i ftohtë, specifikisht ai kombucha, një zgjedhje shumë e mirë për stinën e verës. Supa është gjithmonë e këshillueshme, por të mos konsumohet e ftohtë. Ka shumë e shumë mënyra të tjera, mjafton thjesht të përdorim imagjinatën kur gatuajmë.

A duhet të konsumohet uji i ftohtë apo ambienti?

Uji gjithmonë rekomandohet të jetë afër temperaturës së ambientit, por duke pasur parasysh kohën, nuk e rekomandojmë aq shumë sa gjithmonë. Uji i frigoriferit me akull nuk rekomandohet, por mund të përdoret ai i ftohtë që është shumë i aftë të ulë temperaturën e trupit. Njerëz me probleme stomaku ose zemre, për shembull, bëjnë mirë ta evitojnë. Uji i ambientit është gjithmonë më i mirë pasi ndihmon në tretje, nuk shkakton shok termik, trupi e përthith më lehtë dhe është i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat. Ekstremet nuk janë të dëshirueshme, duhet gjetur një temperaturë e mesme.

Cilat ushqime nuk duhet të konsumojmë?

Në këtë aspekt, vera nuk është më ndryshe sesa stinët e tjera. Rrini larg ushqimeve të shpejta si fast food, pasi ato janë të pasura me yndyrna dhe elemente jo të shëndetshme të cilat rrisin temperaturën e trupit, gjë që i kërkon atij të harxhojë më shumë energji. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më keq. Përpiquni të rralloni kafen pasi ka të njëjtin efekt, si dhe çajin e gjelbër ose të zi. Sheqeri industrial asnjëherë nuk rekomandohet, sidomos në verë i cili rrit menjëherë temperaturën e trupit. Së fundmi, gjithmonë hidratohuni. Mund ta masni nivelin e hidratimit duke parë ngjyrën e urinës. Nëse është kafe, atëherë do të thotë se trupi nuk është hidratuar ashtu siç duhet. Nga ana tjetër, një ngjyrë transparente do të thotë se jeni aty ku duhet.

Çfarë ndihmon njerëzit që vuajnë nga sëmundje zemre ose asmatike në verë?Qëndroni të hidratuar, por nëse nuk funksionon kjo, atëherë ka një problem më të gjerë. Gjithmonë varet nga njeriu dhe historiku që ai ka nga ana e konsumimit të ushqimeve ose substancave të tjera. Një duhanxhi, për shembull, do ta ketë më të vështirë të qëndrojë i hidratuar, kështu që duhet të pijë më shumë ujë. Për këta njerëz sugjerohet përdorimi i erëzave si mente, shumë të pasura me minerale pasi rriten thellë në tokë.

A duhet të kemi kujdes në konsumimin e frutave?

Sigurisht. Ka specialistë që shfaqen në televizione dhe japin këshilla nga më të ndryshme, si për shembull vetëm ato me fruta dhe perime. Për frutat, gjithmonë është e rekomanduar një sasi prej 400-500 g në ditë, konsumi i tyre i shpërndarë gjatë ditës në mënyrë graduale. Edhe nëse dikush vuan nga një sëmundje si diabeti, nuk do të thotë se nuk mund t’i konsumojë fare ato. Çfarë eliminohen janë produkte si duhani, alkooli, ato të procesuara, të skuqura ose të përpunuara.

JU REKOMANDOJMË

Pas 100 vitesh hapet sërish një lum për not në Paris
Kuriozitete

Pas 100 vitesh hapet sërish një lum për not në Paris

05/07/2025 - 15:27
Cila është pija më hidratuese? Nuk është uji
Kuriozitete

Cila është pija më hidratuese? Nuk është uji

04/07/2025 - 22:21
Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror
Kuriozitete

Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror

26/06/2025 - 10:10
Katër gabime që bëni në mëngjes
Kuriozitete

Katër gabime që bëni në mëngjes

26/06/2025 - 09:38
Rëfimi i miliarderit, pronarit të Telegram: Kam mbi 100 fëmijë dhe 14 miliardë në llogari
Kuriozitete

Rëfimi i miliarderit, pronarit të Telegram: Kam mbi 100 fëmijë dhe 14 miliardë në llogari

20/06/2025 - 13:28
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
Kuriozitete

Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork

20/06/2025 - 13:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • “…bartet në spital me duar të lidhura”, video e re e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Fifi nuk e fsheh më ndarjen nga bashkëshorti, e konfirmon në TikTok: Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë…

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Avokatja Hoxha për vdekjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut (VIDEO)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë