Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Amerikanët e britanikët kërkojnë nga ministrat Liburn Aliu e Elbert Krasniqi pezullimin e planit për Kalabrinë

04/07/2024 - 21:23
në Kryesore, Lajme
A A
Amerikanët e britanikët kërkojnë nga ministrat Liburn Aliu e Elbert Krasniqi pezullimin e planit për Kalabrinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy odat ekonomike ndërkombëtarë ajo Amerikane dhe Britanike kanë reaguar të shqetësuar me insistimin e kreut të kryeqytetit për ta kaluar plani Zhvillimor Komunal pa i përfillur procedurat ligjore.

Në dy letra që këto dy organizma kanë drejtuar tek anëtaret e Kuvendit Komunal të Prishtinës e që mbajnë datën 2 dhe 4 korrik, që të dyja thërrasin asamblistët e komunës që të kenë kujdes që të mos dëmtojnë interesat e qytetarëve të Prishtinës dhe komunitetit të bizneseve.

Në letrën e dërguar nga Oda Amerikane e cila është e nënshkruar nga kreu i saj Arian Zeka vihet në theks fakti se dokumentet e planifikimit hapësinor janë të një rëndësie të veçantë për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar.

Dhe sipas tyre ato duhet të promovojnë qeverisjen e mirë, shfrytëzimin e duhur të tokës dhe interesat e të gjithë qytetarëve dhe përveç të tjerash duhet të krijojnë mundësi për zhvillim dhe investim të qëndrueshëm duke ruajtur mjedisin dhe trashëgiminë kulturore.

Tutje ky mekanizëm i cili mbron dhe promovon interesat e kompanive amerikane në Kosovë ka kërkuar që plani për Kalabrinë të shqyrtohet nga niveli qendror.

Ndërkaq Oda Ekonomike Britanike në Kosovë vë në pah faktin se Plani për Kalabrinë ka devijuar shumë nga qasja e dëshiruar dhe parimet ligjore të hartimit dhe konceptimit të përmbajtjes së tyre.

Sipas bizneseve britanike në Kosovë, plani rregullues i hollësishëm (PRrH) i lagjes Kalabria, duhet të bazohet në parimin e demokracisë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve dhe të gjitha subjekteve si nga qytetarët dhe bizneset e zonës.E në në veçanti, koeficienti i ndërtimit i paraparë në këtë dokument duhet të jetë në harmoni me mundësitë dhe nevojat reale të këtyre hapësirave, duke siguruar zhvillim dhe nxitur investim për të gjithë hapësirën.

Andaj ata kanë bërë thirrje që plani i tillë aktual të pezullohet.Transformimi i Lagjes “Kalabria” sipas planit Përparim Ramës parashite që investime vetëm në pronat publike, të përqendruara rreth Stacionit të Autobusëve në një koeficient prej 7 për qind duke lënë jashtë planit krejt pronat private.

JU REKOMANDOJMË

Qytetarët kundër çmimeve të larta të derivateve, thonë se janë të papërballueshme

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
22/08/2026 - 19:52

Rritja e çmimeve të derivateve po vazhdon të rëndojë xhepat e qytetarëve në Kosovë, duke shtuar edhe më tej barrën e një kostoje jetese tashmë të lartë. Me...

Më shumëDetails

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 19:48

Një operacion i koduar “Anchor” është finalizuar në Durrës, duke goditur një rast të dyshuar të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë. Në kuadër të...

Më shumëDetails

Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje

Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
22/08/2026 - 19:20

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt për vjedhjen e rëndë në Leposaviq. Në njoftim shtohet se, i dyshuarit, L.B. (i mitur),...

Më shumëDetails

“Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

“Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President
22/08/2026 - 18:58

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit për mundësinë e rikthimit të Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Kosovës. Baloku, përmes një...

Më shumëDetails

“Ksamili mes 50 plazheve më të mira në botë, lë pas Maldivet”

“Ksamili mes 50 plazheve më të mira në botë, lë pas Maldivet”
22/08/2026 - 18:24

Maldivet mund të jenë të famshme për rërën e tyre të pastër dhe ujërat kristalore, por rezulton se një plazh i ngjashëm evropian mund të jetë më i...

Më shumëDetails

Takimi i paralajmëruar Kurti- Ulutas, Vuçiq: Po japin sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë, do flas me Rutte

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
22/08/2026 - 18:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti, se sot pasdite do të takohet me komandantin e KFOR-it, Özkan...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Pusho i qetë, melaqja jonë”, bashkëshortja kujton 32-vjeçarin që humbi jetën në KEK

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë