Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rreth 700 mijë euro paga për punëtorët serbë që nuk dolën në punë në katër ministri

04/07/2024 - 21:38
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Rreth 700 mijë euro paga për punëtorët serbë që nuk dolën në punë në katër ministri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

122 punëtorë të katër ministrive në vend kanë kënaqësinë të marrin pagë pa u parë asnjëherë të vetme në vendin e tyre të punës.

Më e keqja është që këta punonjës besohet që ishin pjesë e “Mbrojtës Civile”, organizatë e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës vitin e kaluar nën arsyetimin që paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës.

Sipas raportit të Auditorit që edhe këtë vit e ka gjet këtë shkelje në katër ministri, punëtorët e komunitetit serb janë paguar në total nga buxheti i shtetit me mbi 700 mijë euro në vit.

Ministria me më së shumti punëtorë që marrin pagë e nuk dalin në punë është ajo që e udhëheq Liburn Aliu, e Infrastrukturës që me mbi 300 mijë euro paguan 62 punëtorë.

E me nga 20 punëtorë secila janë edhe Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim.Zyra Kombëtare e Auditimit ka sugjeruar që të ndërmerren hapa nga ministrat përkatës.

“Për ministrinë kjo çështje është mjaftë sfiduese për sistemimin e tyre në hapësira të përcaktuara të punës për faktin që edhe nuk kanë objektiva të përcaktuara të punës, prandaj edhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në ministri. Pagesat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmëri dhe në mungesë të angazhimit për kryerjen e detyrave zyrtare, konsiderohen si paga të paarsyetuara dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë”.

Por, kjo situatë e krijuar e ka një histori që daton nga 2015.

Me një vendim të Qeverisë së asaj kohe, të udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa, ishte vendosur që të aprovohen konkluzionet e dakorduar në Bruksel në kuadër të marrëveshjes për normalizim të raporteve me Serbisë.

Me këtë marrëveshje supozohej të shpërbëhej “Mbrojtja Civile” dhe punëtorët e saj të integroheshin në institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjithsesi, ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme sugjeron që të gjindet një zgjidhje ligjore që paratë e shtetit të mos keqpërdorën tutje.“Pagesa e tyre pa shkuar fare në punë po thuajse është një sekret publik tash e disa vite. Gjetjet e auditorit duhet të adresohen saktë dhe të ketë një analizë gjithëpërfshirëse nga ana e Qeverisë”, ka deklaruar Valdet Hoxha, ish-zv.ministër i MPB-së.

Ministria e Arsimit në vitin 2022 nuk ua kishte ekzekutuar pagat 32 punëtorëve serbë që nuk ishin paraqitur në punë. Pas kësaj ata ishin ankuar dhe kështu ministrja Arbërie Nagavci kishe pranuar se kanë filluar të paguhen por se dërgojnë raporte mujore në Ministri për punën e tyre.

Për këto pagesa të punëtorëve serbë që nuk paraqiten fare në punë dhe nëse Qeveria e Kosovës ka një zgjidhje ose planifikon t’i adresojë shqetësimet e Auditorit, televizioni ka kërkuar përgjigje nga ekzekutivi, por ata nuk kanë kthyer përgjigje./Dukagjini

JU REKOMANDOJMË

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Elisa Spiropali

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
16/09/2026 - 19:52

Ish-ministrja Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata e Hagës. Sipas saj “Gjykata nuk mund ta rishkruajë si projekt kriminal luftën...

Më shumëDetails

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi
16/09/2026 - 19:29

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim nga një gjykatë në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme

Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme
16/09/2026 - 19:14

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e ka cilësuar si politik aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të shpallur sot nga...

Më shumëDetails

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
16/09/2026 - 19:01

Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Jashari ka publikuar në rrjetin...

Më shumëDetails

Mbi 6 orë nga aktgjykimi, ministrja e Drejtësisë ‘çele guri gojën’ për dënimin e katërshes

Propozimi i Simiçit “në emër të popullit serb”, Gërvalla: Skandaloze, në Kosovë ka vetëm komunitet serb
16/09/2026 - 18:31

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!
16/09/2026 - 18:21

Në mesin e protestuesëve para Qeverisë, është edhe Nasim Haradinaj. Ai ka bërë thirrje protestuesëve që të mos shkojnë në Graqanicë. ‘’Ka me na inflitru njerëz të cilët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë