Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FT: Intensiteti i negociatave Kosovë-Serbi mund të rritet dramatikisht nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Ballkani do të ishte prioritet

09/07/2024 - 15:24
në Kryesore, Lajme
A A
FT: Intensiteti i negociatave Kosovë-Serbi mund të rritet dramatikisht nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Ballkani do të ishte prioritet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta britanike, Financial Times ka publikuar një artikull të gjatë për Serbinë dhe lojën e saj politike me fuqitë e mëdha.

Duke e vënë mundësinë e kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në qendër të tekstit, FT shkruan se pikëpyetja e madhe për rajonin tash është se si mund të ndikojë rizgjedhja e tij në Ballkanin Perëndimor.

Negociatorët e BE-së ndërmjetësuan vitin e kaluar një marrëveshje, të mbështetur nga administrata Biden, sipas së cilës Serbia do të lejonte joformalisht Kosovën të integrohej në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Kosova do t’u jepte autonomi më të madhe rajoneve me shumicë serbe. Por marrëveshja nuk u zbatua kurrë.

Intensiteti i negociatave mund të rritet në mënyrë dramatike nëse Trump rizgjedhet, shkruan FT. Richard Grenell ka sinjalizuar në diskutime private se nëse ai emërohet në një rol të lartë në një mandat të dytë të mundshëm të Trump, Ballkani do të ishte prioritet për të dhe se ai e sheh Serbinë dhe rajonin si një aleat natyror të Amerikës.

Kur Grenell ishte i dërguari i Ballkanit, ai shtyu fort për një marrëveshje, sipas diplomatëve në rajon. Ai ndërpreu strategjitë e BE-së duke argumentuar për një zgjidhje të shpejtë, duke zemëruar shumë zyrtarë europianë dhe disa diplomatë të Departamentit të Shtetit me tonin e tij konfrontues.

Ai gjithashtu bëri të qartë se kishte pak kohë për qëndrimin e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës. Vitin e kaluar, zyrtarët e BE-së dhe administrata e Bidenit gjithashtu janë frustruar me Kurtin, duke e akuzuar atë si të pakompromis dhe që minon shpresën për një zgjidhje.

Zyrtarët kosovarë dhe kundërshtarët vendas shqetësohen se një administratë e dytë Trump do të ishte e butë ndaj Vuçiqit. Aleatët e Grenellit përgjigjen duke treguar se si ai, në të kaluarën, i ka ushtruar presion Vuçiqit për t’u larguar nga Moska dhe e kanë shtyrë atë ta diversifikojë furnizimin e tij me energji nga Rusia, e cila siguron pjesën më të madhe të gazit të Serbisë.

Për Vuçiqin, një shtytje e përshpejtuar për një marrëveshje do të përbënte një dilemë. Pranimi i pavarësisë së Kosovës është një kusht formal për integrimin e Serbisë në BE. Megjithatë, të dorëzohesh ndaj presionit të perëndimit dhe të pajtohesh me të mund të jetë vetëvrasje politike.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Pasditen e sotme takohem me Ulutashin për hapjen e Urës së Ibrit

22/08/2026 - 10:50

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për çështjen e Urës së Ibrit, duke thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in. Kurti njoftoi...

Më shumëDetails

Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin

Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin
22/08/2026 - 10:46

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është shtypur butoni i numërimit mbrapsht, në kuadër të aktivitetit “Ora e Pritjes” të platformës “Liria ka Emër”. Besiana Musmurati, Altin Krasniqi,...

Më shumëDetails

Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator

Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator
22/08/2026 - 10:40

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nga sot ka nisur numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit, datës kur pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj katër...

Më shumëDetails

“Vetëm fillimi i një procesi kompleks identifikimi”, çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri?

“Vetëm fillimi i një procesi kompleks identifikimi”, çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri?
22/08/2026 - 10:27

Gjetja e mbetjeve mortore është vetëm fillimi i një procesi kompleks identifikimi, thotë Samira Krehiq, udhëheqëse e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për Ballkanin Perëndimor. Në...

Më shumëDetails

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike
22/08/2026 - 09:54

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe stabile, por vazhdon...

Më shumëDetails

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës
22/08/2026 - 09:44

Në prag të vendimit përfundimtar më 16 shtator ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, Organizata e Vetëranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë