Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të gjitha vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e sotme

10/07/2024 - 19:56
në Kryesore, Lajme
A A
Të gjitha vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e sotme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:

1. Shpallur 11 korrikun ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.

2. Plotësuar dhe ndryshuar Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024. Ajo që vlen të theksohet është që, po fillojmë hartimin e projektligjit për Agjencinë për Integrim Evropian, e cila do të funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe që do të zbatojë politikat qeveritare në kuadër të proceseve integruese.

3. Aprovuar Rregulloren e Procedurave të Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtoreve, Mësimdhënësve, Bashkëpunëtorëve Profesional, Asistentëve, Instruktorëve dhe Sekretarëve në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësues të Arsimit Parauniversitar. Me miratimin e kësaj Rregullore zbatohet Ligji për Zyrtarët Publik në fushën e arsimit, dhe krijohet një sistem i mirëfilltë dhe efikas në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

4. Miratuar Programin e Statistikave Zyrtare për vitin 2024-2028. Ky program bazohet në Ligjin për Statistikat Zyrtare dhe nevojën për avancimin e Sistemit Statistikor të Kosovës (SSK) gjatë pesë viteve të ardhshme. Ai synon zgjerimin dhe përmirësimin e statistikave për të mbështetur politikëbërjen dhe zhvillimin e vendit.

5. Emëruar Bordin Mbikëqyrës së Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh.A, me këtë përbërje:

· Mentor Berisha, Kryesues

· Fadil Bejta, anëtar;

· Alban Krasniqi, anëtar;

· Merita Gashi, anëtare;

· Sadije Gashi, anëtare.

6. Emëruar Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, me këtë përbërje:

· Naim Gashi, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Kryesues;

· Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm i MPJD, anëtar;

· Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme e MBPZhR, anëtare;

· Vehbi Ramaj, Ekspert i jashtëm, anëtar;

Owning A Villa In Dubai Might Not Be As Costly As You Think
Villas in Dubai | Search Ads
by Taboola
· Jehona Murati-Dugolli, Udhëheqës i NjMBNj të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, anëtar.

7. Aprovuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit për konservimin, restaurimin dhe ndërtimin e Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

8. Aprovuar vendimin preliminar për shpronësim për interes të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc-Ramun. Javën e kaluar janë hapur procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq, me gjatësi 16.27 kilometra dhe me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë euro.

9. Aprovuar vendimin preliminar për shpronësim për interes të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit të ndërtimit të Rrugës Rajonale R221 Cerkolez-Rakosh.

10. Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 09/121, të datës 25 janar 2023 për emërimin e Kryetarit të Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Sipas këtij plotësim-ndryshimi, Kryetari i Komisionit bëhet Rrustem Thaqi.

11. Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/106 të datës 9 nëntor 2022, për formimin e Grupit Punues Ndërministror për koordinimin e punës së të gjithë ministrive kompetente në lidhje me legjislacionin teknik, i cili është përgjegjës për zbatimin e detyrave që dalin nga lëvizja e lirë e mallrave në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Kosovës. Sipas këtij plotësim-ndryshimi Liridona Hoti, Destan Mustafa dhe Florije Tahiri zëvendësojnë anëtarët Albana Krasniqin, Driton Ademin dhe Lendita Sopen, pasi që këta të fundit nuk vazhdojnë të jenë pjesë e institucioneve të cilat i kanë përfaqësuar deri më tani.

12. Themeluar Trupin Punues Qeveritar për Zhvillimin e Kornizës Juridiko-institucionale për Integrimin e Komunitete joshumicë në Administratën Publike të Republikës së Kosovës. Ky komision ndërministror do të jetë përgjegjës për t’i propozuar Qeverisë rekomandime për zbatimin e plotë të legjislacionit apo hartimit të politikave mbi punësimin e komuniteteve jo shumicë në institucionet publike.

13. Dhënë autorizimin e fillimit të procedurave të tenderimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga era dhe dhënien e mbështetjes për këto kapacitete deri në 150 MW. Ky projekt është në funksion të realizimit të vizionit të Qeverisë, të përcaktuar edhe në Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031, e që është krijimi i një sektori të energjisë, të sigurt, të pastër e të qëndrueshëm.

14. Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/121 të datës 25 janar 2023 për zgjatjen e afatit për një periudhë shtesë prej katër vjetëve të së drejtës së shfrytëzimit të pronave për ndërtimin e parkut solar 100 MW. Periudha shtesë prej katër (4) viteve jepet me qëllim për të mbuluar kohën e shpenzuar gjatë procesit të ofertimit konkurrues deri në përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, duke përfshirë edhe periudhën e nevojshme për ndërtim të parkut solar 100 MW, pas përzgjedhjes së ofertuesit më të përshtatshëm. Kjo do të thotë se investitori do ta ketë në shfrytëzim efektiv pronën që i është dhënë, ashtu siç është paraparë me marrëveshje.

15. Miratuar Strategjinë e Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Planin e Veprimit 2024-2026. Vendi ynë është atraktiv për vizitorët ndërkombëtarë, e përmes turizmit rritet zhvillimi ekonomik, punësimi dhe përmirësohet mirëqenia socio-ekonomike e qytetarëve të vendit tonë.

16. Ndarë 30,000.00 euro subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet joshumicë.

17. Ndarë 21,070,583.27 milionë euro për pagesë sipas vendimit të tribunalit të arbitrazhit për rastin ICC me Nr. 26388/HBH Countour Globlar, LCC vs Republika e Kosovës. Siç kemi thënë vite më parë, ashtu dhe rezultoi. Ky projekt as ka qenë i ideuar të realizohet e as ka qenë në përmbajtje i dobishëm për vendin. Ndërprerja e qeverisjes sonë në pranverën e vitit 2020 dhe ardhja e një qeverie tjetër, la zbrazëti për ta trajtuar këtë çështje dhe për t’u siguruar që Kosova mos të kishte pasoja të tilla. Megjithatë, me gjithë pasojat është më mirë që i njëjti nuk është realizuar.

18. Miratuar raportin e konsoliduar vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në subjektet e sektorit publik për vitin 2023.

19. Ndarë 731,916.00 euro për Këshillin e Kombëtar Shqiptar, për gjithsej 1234 bursa për nxënësit dhe studentët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndarja bëhet në pajtim me Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2024 dhe Memorandumin ndërmjet Qeverisë tonë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

JU REKOMANDOJMË

CNN: Trump u këshillua me bashkëpunëtorët e tij në Turqi para se të urdhëronte sulmet ndaj Iranit

Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit
08/07/2026 - 10:11

Presidenti amerikan Donald Trump kaloi një pjesë të kohës së tij në Turqi të martën duke u këshilluar me bashkëpunëtorët e tij më të lartë lidhur me një...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA’së ndaj Iranit dhe rivendosjes së sanksioneve

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
08/07/2026 - 09:45

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara kryen sulme të reja ndaj Iranit, në kundërpërgjigje të sulmeve të tij ndaj anijeve tregtare pranë Ngushticës së...

Më shumëDetails

Rutte mbështet sulmet e SHBA ndaj Iranit

Rutte mbështet sulmet e SHBA ndaj Iranit
08/07/2026 - 09:27

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj objektivave ushtarake iraniane, duke i cilësuar ato si “absolutisht të nevojshme”....

Më shumëDetails

Hoxha: Nuk do të japim votë blanko për president, nuk jemi makina të lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit

Hoxha: Nuk do të japim votë blanko për president, nuk jemi makina të lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit
08/07/2026 - 09:18

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka deklaruar se kjo parti nuk do të japë votë pa kushte për cilindo kandidat që mund...

Më shumëDetails

Irani thotë se ka sulmuar bazat amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt

Irani thotë se ka sulmuar bazat amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt
08/07/2026 - 09:08

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se kanë goditur objekte ushtarake amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj valës së fundit të sulmeve ushtarake...

Më shumëDetails

Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla

Gjetja e zollave në Mitrovicë, Sveçla thotë se ka “gisht” Beogradi
08/07/2026 - 08:55

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur në rrjete sociale ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas raportit 24...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë