Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Statovci: Unë mbështes faktin që marrëveshja duhet të qëndrojë në kuadër të tërësisë së saj

11/07/2024 - 10:18
në Lajme
A A
Statovci: Unë mbështes faktin që marrëveshja duhet të qëndrojë në kuadër të tërësisë së saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë për Ekonomia Online, se Serbia është fajtor kyç që Kosova ende nuk ka arritur që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Për, këtë, ajo ka kërkuar që Kosovës t’i jepet më shumë vëmendje për siç ka thënë forcimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Deputetja e pushtetit e ka të vështirë ta parashikojë kohën se kur Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, ani pse ka thënë se kaherë janë plotësuar kushtet. Andaj, Statovci ka kërkuar që Serbia të mos “ledhatohet”.

“Është vështirë për ta parashikuar, mirëpo unë mbështes pra faktin që marrëveshja si marrëveshje, duhet të qëndrojë në kuadër të tërësisë së saj dhe obligimeve që kanë marrë dy shtetet. Çështja e Këshillit të Evropës, duhet të qëndrojë në kuadër të misionit të saj dhe obligimeve që kanë shtetet në raport me të drejtat e njeriut, fuqizimin e të drejtave, në kuadër të grupeve minoritare të gjitha mekanizma mbikëqyrës që pastaj sjell Këshilli i Evropës, për tu siguruar që të gjitha këto implementohen.

Fuqizimin e subjektivitetit të mëtutjeshëm ndërkombëtar edhe të Kosovës dhe besoj se kjo duhet të jetë korniza mbi të cilën operon dhe duhet të ishte parë ky proces sepse ka një mision fisnik, është një prej organizatave më të vjetra që ka në thelb të drejtat e njeriut dhe duhet parë në kuadër të shumicës popullatë dhe në kuadër të grupeve minoritare”, ka thënë Statovci.

Statovci, ka thënë se Serbia është një nga fajtorët kyç që Kosova ka ngecje në anëtarësim në Këshillin e Evropës. E po ashtu edhe ShBA dhe BE, të cilat nuk marrin masa në ndëshkim ndaj shtetit serb, njashtu si vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Kosova vazhdimisht i ka kontribuuar një klimë në raport me normalizimin e raporteve dhe finalizimin në kuadër të një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ne e dimë që raportet tona me Serbinë vazhdojnë të jenë raporte armiqësore, ku Serbia nuk është tërhequr nga pretendimet e saj edhe destruktive”, ka thënë ajo.

Ndërsa, një ‘ledhatim’ siç e quan deputetja, të ShBA-së dhe BE-së ndaj Serbisë, po ndikon që të dënohet Kosova si dhe po krijohet një pamundësi e stabilitetit dhe paqes në regjion.

“Kryeministri Kurti, ka shprehur gatishmëri që të nënshkruajë një marrëveshje, mirëpo si një proces i cili udhëhiqet nga një mosbesim, sepse kemi një palë që tashmë një marrëveshje të cilën ishte dakorduar, veçse ka shkelur në tetë pika ka dërguar letër zyrtare që tërhiqet nga kjo marrëveshje, gjithashtu dhe në kuadër të letrës nënvizon edhe pretendime të saj në kuadër të mos respektimit të integritetit territorial. Kështu që, qasja e tyre armiqësore-destruktive vazhdon, unë besoj që vetëm vëmendja e forcuar dhe e fokusuar ndaj Kosovës dhe fuqizimi i Kosovës dhe më shumë vëmendje ,për ta mos ledhatuar deri në këtë pikë Serbinë, krijon një normalitet dhe një normalizim që i kontribuuon pastaj stabilitetit edhe paqes në rajon”, ka thënë Statovci.

Deputetja ka thënë gjithashtu se Kosova përmes rënies në dakordancë me marrëveshje ka kryer obligimin e saj ligjor, mirëpo në rast kur Serbia refuzon të nënshkruajë, kjo ndikon në shkelje të integritetit territorial dhe mos-respektimi të sovranitetit. Madje ndikon edhe në bllokim të institucioneve për tu anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe zhvilluar tutje.

“Kosova ka pra një dakordancë të cilën kërkon që ta formalizojë dhe pastaj palët konform asaj dakordance ligjore që merr formën e saj finale edhe me kuadër të nënshkrimit marrin obligime dhe vazhdojnë drejt një normalizimi të plotë që ka të bëjë me parimet në të cilat kemi probleme. Pra kur respektohet sovraniteti, respektohet integriteti territorial, largohen pretendimet ndaj njëra tjetrës nuk bllokohen institucionet në kuadër të përpjekjeve të tyre për tu anëtarësuar në mekanizma”, ka thënë Statovci.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë