Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zv.ministri Sallahu për arratisjet nga burgjet: Ka pasur edhe në të kaluarën, mund të ketë edhe në të ardhmen

13/07/2024 - 12:28
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Zv.ministri Sallahu për arratisjet nga burgjet: Ka pasur edhe në të kaluarën, mund të ketë edhe në të ardhmen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se arratisjet nga burgjet ka pasur edhe në të kaluarën dhe se mund të ketë edhe në vazhdimësi. Duke folur për dy rastet e fundit, Sallahu është arsyetuar se kanë ndodhur në qendra korrektuese të tipit të hapur.

Në një konferencë për media, Sallahu ka thënë se këto institucione nuk i nënshtrohen masave të larta të sigurisë, sepse qëllimi është realizimi i programeve avancuese për të burgosurit që i nënshtrohen rehabilitimit dhe integrimit.

“Përkundër të arriturave dhe punës së vazhdueshme, këto ditë në njësi të tipit të hapur janë larguar dy të burgosur, të njëjtit kanë qenë shfrytëzues të vikendit, më lini të theksoj se në Republikën e Kosovës kemi dy tipe të institucioneve korrektuese, tipe të mbyllura me siguri të lartë, si dhe tipe të hapura ku të burgosurit kanë të drejta dhe privilegje të shumta. Pra për këtë arsye, largimi nga institucioni i mbyllur konsiderohet arratisje, ndërsa largimi nga institucioni i hapur nënkupton largim”, ka thënë Sallahu.

“Të burgosurit që kalojnë në tipin e hapur, u nënshtrohen trajnimeve, kanë të drejtën e punës, mund të angazhohen në punë edhe jashtë shërbimit korrektues, pa mbikqyrje, pasi personi i dënuar gjendet në fazën më të avancuar të vuajtjes së dënimit. Të njëjtit, me kapjen nga institucionet e drejtësisë, humbin privilegjet, dhe kthehen në tipin e mbyllur.”

Në fund, ai ka thënë se largime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, dhe se mund të ketë sërish.

“Është me rëndësi se largime nga qendrat e tipit të hapur ka pasur edhe në të kaluarën, e mund të ketë edhe në vazhdimësi pasi këto institucione nuk u nënshtrohen masave të larta të sigurisë pasi është realizimi i programeve avancuese ndaj të të burgosurve.” – u shpreh Sallahu.

Ai ka thënë se pas ngjarjeve të ndodhura së fundi, Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi ta marrin raportin e Inspektoratit do të marrin vendimet adekuate.

“Inspektorati i MD është në vendngjarje dhe sapo të marrim raportin, do të merren vendimet adekuate”, ka thënë Sallahu.

JU REKOMANDOJMË

Osmani pritet në Washington nga zëvendëssekretari Landau: Kosova e përkushtuar ndaj aleancës strategjike
Kryesore

Osmani pritet në Washington nga zëvendëssekretari Landau: Kosova e përkushtuar ndaj aleancës strategjike

22/12/2025 - 19:44
Raporti i Pentagonit: Kina me gjasë ka ngarkuar në silose mbi 100 raketa ndërkontinentale
Kryesore

Raporti i Pentagonit: Kina me gjasë ka ngarkuar në silose mbi 100 raketa ndërkontinentale

22/12/2025 - 19:29
Supremja shpall të paligjshme dhe shufqizon disa nene të Statutit të UP-së
Kryesore

Supremja shpall të paligjshme dhe shufqizon disa nene të Statutit të UP-së

22/12/2025 - 19:13
Rrahman Rama në Mitrovicë: Kalova ditën me qytetarët që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit
Lajme

Rrahman Rama në Mitrovicë: Kalova ditën me qytetarët që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit

22/12/2025 - 19:09
Geci nga Dragashi: Mesazh i qartë mbështetjeje për LDK-në, bashkë për ndryshim dhe zhvillim
Lajme

Geci nga Dragashi: Mesazh i qartë mbështetjeje për LDK-në, bashkë për ndryshim dhe zhvillim

22/12/2025 - 18:55
Policia deklarohet për vdekjen e Shemit
Lajme

Policia deklarohet për vdekjen e Shemit

22/12/2025 - 18:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Super zbritje në Emona Center! Lansohen ofertat e reja për festat e fundvitit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Thërret Prizreni, mori Shkodër” – Banorët këndojnë, Bia bën twerk mbi prehrin e Edit! (VIDEO)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Kapen” Edi dhe Fjolla, banorët ndërhyjnë në mes! (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë