Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, i ka reaguar kryeministrit të vendit Albin Kurti, i cili tha se vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë.
Sipas Deliu-Kodrës, Kryeministri po plotëson epshet politikë të vartësve të tij.
“Kryeministri po plotëson epshet politikë të vartësve të tij duke u thënë se po mbyllet vrima e rrjedhjes së parave, a në fakt të njëjtën vrimë po e mbajnë hapur
* qindra miliona euro kontrata njëburimore miqve dhe bashkëpunëtorëve.
* rezervat e shtetit
* ambasadorët tregtarë e eksponentë të energjetikës, disa edhe të arrestuar” shkroi ajo në Facebook.












