Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kundërshtohet vendimi i MI-së që ndalon qarkullimin e automjeteve transportuese me peshë 7.5 tonë

15/07/2024 - 13:42
në Lajme
A A
Kundërshtohet vendimi i MI-së që ndalon qarkullimin e automjeteve transportuese me peshë 7.5 tonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me qëllim të mbrojtjes së rrugëve kosovare nga dëmtimi, Ministria e Infrastrukturës ka ndaluar qarkullimin që nga data 14 korrik të automjeteve të transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5 tonë. Mirëpo, ky vendim nuk është pritur mirë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve. AKB-ja po e kundërshton vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministria e Infrastrukturës që nga dje ka ndaluar qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me peshë me të madhe se 7.5 tonë.

Ky vendin do të mbetet në fuqi deri më 31 korrik.

“Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Ky vendim vlen nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00.” – ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ministria e Infrastrukturës këtë vendim e ka arsyetuar për t’i mbrojtur rrugët nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta.

“Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim”, ka shkruar Durmishi.

Mirëpo, Aleanca Kosovare e Biznesit mendon se ndalimi i qarkullimit të automjeteve transportuese të mallrave është kufizim me pasoja negative në ekonominë vendore.

Më tej, ata kanë paralajmëruar se kjo mund të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve për shërbime dhe produkte.

“AKB-ja e kundërshton vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që ndalon qarkullimin e automjeteve transportuese. AKB-ja e kundërshton vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që ndalon automjete transportuese dhe komerciale me peshë mbi 7.5 tonë nga data 14 korrik deri më 31 korrik të 2024,nga ora 11:00 deri në orën 17:00, ky kufizim është jo i analizuar mirë dhe do te këtë pasoja negative në ekonominë vendore dhe ndërkombëtare me rritjen e kostos së transportit,rritjen e kostos së logjistikës shkarkuese dhe ngarkese të mallrave si dhe rritjen e çmimeve për shërbime dhe produkte”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, kryearti i AKB-së, Agim Shahinu, ka komentuar arsyetimin e MI-së duke thënë se duhet të ndërtohen rrugë më të mira të cilat i përballojnë temperaturave të ulëta e të larta.

“Agim Shahini kryetar i AKB-së thotë se Ministria e infrastrukturës duhet të rrit kriteret e kualitetin të ndërtimit të rrugëve dhe asfaltit, kualiteti i përballon edhe temperaturës së lartë edhe asaj të ulët e jo të ndalon qarkullimi e automjeteve komercial sepse kjo do të krijojë humbje të madhe ekonomik për bizneset kosovare”, thuhet në reagimin e tyre të publikuar në Facebook.

Ndryshe në Kosova janë marrë disa vendime për shkak të temperaturave të larta. Një ndër to është edhe vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë e cila ka kufizuar orarin e punës për disa kategori.

“1. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.  2. Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.  3. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.  4. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 5. Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera”, thuhet në vendimin e MSH-së.

Kujtojmë se vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me të rënda se 7.5 tonë ka hyrë në fuqi të dielën më 14 korrik dhe do të vlejë deri më 31 korrik.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë