Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Garancitë për Asociacionin, Joseph: Mënyra më e mirë që Kosova t’i marrë ato është duke u dhënë garanci serbëve

15/07/2024 - 20:39
në Kryesore, Lajme
A A
Garancitë për Asociacionin, Joseph: Mënyra më e mirë që Kosova t’i marrë ato është duke u dhënë garanci serbëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i Universitetit Johns Hopkins ka komentuar rreth deklaratës së Presidentes Osmani në VOA shqip që Kosovës i duhen garanci në këmbim të Asociacionit.

Joseph që është niohës i zhvillimeve në rajon, thotë se “mënyra më e mirë për Kosovën që t’i marrë garancitë që i meriton, është t’u ofrojë serbëve të Kosovës garancitë që i meritojnë si qytetarë të Kosovës”.

Sipas Joseph, këto garanci janë të domosdoshme pasi kundërpala e Marrëveshjes Bazë, Serbia, nuk është sjellë me mirëbesim, që nga momenti kur dy vendet “kanë rënë dakord” për aneksin e zbatimit.

Së dyti, sipas Joseph, detyrimet e secilës palë “nuk janë paralele”. “Është Kosova ajo që i kërkohet të bëjë hapin afirmativ për formimin e Asociacionit… Nuk ka asnjë hap paralel, për shembull, të një asociacioni brenda Serbisë për Shqipërinë”, thotë Joseph për Radion Evropa e Lirë.

Në vend të kësaj, shton ai, Serbia është e obliguar të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Por, prioriteti numër një i politikës së jashtme të Serbisë është pikërisht bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare – me fjalë dhe me vepra, thotë ai.

“Kjo është arsyeja përse është thelbësore që BE-ja dhe SHBA-ja të kenë një plan – jo vetëm një shpresë apo përpjekje – për ta avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO para së gjithash, pavarësisht se çfarë bën Serbia”, beson Joseph.

Dhe, arsyeja e tretë përse garancitë janë thelbësore, sipas tij, është fakti se BE-ja “ka treguar pak vullnet” për t’i pranuar përgjegjësitë e veta sipas Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të zbatimit.

“Me marrëveshje duhet themeluar ‘Komitetin e Përbashkët Monitorues’… ‘të kryesuar nga BE-ja’… për monitorimin e zbatimit të saj. Por, BE-ja ikën nga kjo përgjegjësi për të arbitruar”, thotë Joseph.

Si fillim, thotë Joseph, kryeqytetet kryesore evropiane, si Berlini dhe Parisi, mund ta sigurojnë Prishtinën se nëse e dorëzon draft-statutin e BE-së për Asociacionin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, ajo do t’i ketë votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës. BE-ja mund të sajojë, njëkohësisht, edhe një metodë për të aprovuar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë bllok, thotë ai.

JU REKOMANDOJMË

Nën tingujt e “Mora Fjalë”, sportistët kosovarë gati për garat e Lojërave Mesdhetare

Nën tingujt e “Mora Fjalë”, sportistët kosovarë gati për garat e Lojërave Mesdhetare
21/08/2026 - 20:09

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se sportistët kosovarë janë gati Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Në videon e ndarë, shihen sportistët teksa shoqërohen me këngën ‘Mora Fjalë’’.

Më shumëDetails

Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor
21/08/2026 - 19:49

Ministrja e Mjedisit ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” që ndodhet në zonën e mbrojtur të liqenit të...

Më shumëDetails

Ibrahimi: 380 milionë iu morën komunave për gjashtë vjet – këtu ka gjakderdhje të pastër financiare

Ibrahimi: 380 milionë iu morën komunave për gjashtë vjet – këtu ka gjakderdhje të pastër financiare
21/08/2026 - 19:36

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë në EURO n’T7 ka folur për problemet e mëdha që po kanë komunat e Kosovës...

Më shumëDetails

“Albin Kurti e kishte obligim të kujdesej për çlirimtarët”, Çadraku i quan poshtërsi veprimet e kryeministrit në detyrë

“Albin Kurti e kishte obligim të kujdesej për çlirimtarët”, Çadraku i quan poshtërsi veprimet e kryeministrit në detyrë
21/08/2026 - 19:26

Halil Çadraku, ish-udhëheqës i G2 në Zonën Operative të Pashtrikut, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pasur ‘’obligim’’...

Më shumëDetails

25 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi

25 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi
21/08/2026 - 19:18

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se nesër nga ora 10:00, do të nisë “Ora e Pritjes” në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë. Në njoftim shtohet se, do...

Më shumëDetails

Eksperti i sigurisë për vdekjet në KEK: “Dështim i plotë i sistemit”

Eksperti i sigurisë për vdekjet në KEK: “Dështim i plotë i sistemit”
21/08/2026 - 19:11

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari, ka kritikuar ashpër mënyrën e organizimit dhe mbikëqyrjes së punës në KEK, pas vdekjes së katërt të një punëtori...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë