Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka folur për deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, se SHBA-të janë të shqetësuara për disa zgjidhje politike të Qeverisë Kurti, duke pamundësuar që të arrijnë atë çka dëshirojnë për Kosovën.Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se shqetësimet shprehen nga një qeveri ka tendenca të vendosjes së sistemit autoritar.
“Shtetet demokratike përkrahin veprimet që karakterizohen në funksion të demokracisë. Kur ke një qeveri me tendenca të vendosjes së sistemit autoritar vendeve demokratike si SHBA, Franca, Gjermania, etj., rrjedhimisht shprehin shqetësime dhe nuk përkrahin në procese të rëndësishme përpara”, vlerëson ajo.Deputetja thekson se Qeveria Kurti është manipulative, e korruptuar dhe jo kredibile për bashkëpunim me aleatët.
“Përveç me tendencë autoritare, qeveria Kurti është qeveri manipulante, e korruptuar dhe jo kredibile për bashkëpunim me aleatët tanë. Si rrjedhojë kemi ngecur pa asnjë njohje apo anëtarësim dhe me një dështim e humbje të momentumit siç ishte anëtarësimi në Këshill të Evropës”, deklaron deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi./Gazeta Blic/












