Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dritarja për investime të diasporës”, Kurti : Investime deri në 100 milionë euro

16/07/2024 - 11:46
në Kryesore, Lajme
A A
“Dritarja për investime të diasporës”, Kurti : Investime deri në 100 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e lanësimit të “Dritarja për investime të diasporës” ka thënë se ky është një hap për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Kurti ka thënë se po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitor aktiv dhe se për ta po e hapin “një dritare e cila do t’i ketë 100 milionë euro”, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu ai ka thënë se Kosova është vend shumë i mirë për të punuar dhe investuar duke shtuar që shumë nga mërgata po kthehen në Kosovë për të jetuar.

“Ky është një hap që edhe më tej dëshmon përkushtimin tonë. Në shkurt të vitit 2021 pata premtuar një qeverisje ndryshe, të pa korruptuar dhe të drejtë. Për realizimin e këtyre synimeve mërgatën tonë e kemi pasur kyçe. Ky ishte një produkt financiar nga shteti me anë të secilës mërgatës tonë iu mundësohej të investojnë. Për një kohë shumë të shkurtër u investua më shumë se 100 milionë euro. Ky ishte vetëm hapi i parë, tani me “Dritaren e Investimeve” është hapi i dytë për të dhënë mundësi për garantimin e investimeve të diasporës kur mërgatës tonë iu mundëson që të hapen edhe në Kosovë. Investimet fillojnë nga 3 milionë euro, ndërsa tek dritarja parashihet të jenë investimet deri në 100 milionë euro që mundësojnë investimet e diasporës”.

“Mërgata jonë do të sjellë aftësinë dhe njohurinë nga vendet qe jetojnë aktualisht. Kemi shumë raste kur bashkatdhetarë po kthehen për të punuar dhe investuar në Kosovë. Sepse vendi jonë ofron kushte të mira për te punuar dhe investuar. Një numër shumë i madh i banesave janë të zbrasta për shkak se shumica janë blerje nga mërgata jonë. Do të thotë ka investime në patundshmërisë dhe kjo do të thotë që është dëshmi qe mërgata nuk keq dorë nga ëndrra për tu kthyer në Kosovë”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria do të garantojë kapital shtesë deri në 8 milionë euro, ndërsa FKGK ka ofruar 2 milionë.

“Sot jam i nderuar që të jem para jush, është me të vërtetë kënaqësi për me marrë një hap të lanësimit të një dritare të re është për të pasur investime këtu. Në shtetet ku jetojnë aktualisht kanë pasur histori kreditor por nuk kanë lëshuar kredi për të investuar në kredi. Mirëpo kur kanë ardhur këtu nuk kanë mundur të marrin kredi për shkak të historikut kreditor. Ideja është që të krijohet një instrument që të mundësojë garancinë e kredive, kjo gjë është e domosdoshme dhe një numër i madh i diasporës ka hasur në këto probleme dhe ka një numër të madh për të investuar për të rritur investimet. Kjo ka kulmuar në këtë që po shihni sot po pritet një draft për tu nënshkruar. Kemi dhënë zotimin që deri në 8 milionë kapital shtesë të investojmë. Dhe kjo shumë garanton deri në 100 mijë euro të investojnë mërgata në vendin e tyre. Bashkudhëtarët tanë të kenë mundësi më shumë për të investuar tek vendi i tyre. Anëtarët e mërgatës që kanë investuar para tre viteve po ti kthehet në muajin gusht ri investimi me qëllim që të ri startojmë me një investim të ri”, tha Murati.

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka theksuar se ky program do të ndikojë në rritjen ekonomike të Kosovës.

“Ne e kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora mund ta paraqesin. E dimë që kur të vijnë mërgata për të investuar tregojnë idetë më të mira dhe më bashkëkohore. E dimë se si duket suksesi dhe hapja e kësaj platforme krijon vende punës përmes shkathtësive të reja dhe për të ngritur profilin e Kosovës. Më lejoni të iu inkurajoje për të zhvilluar këtë investim, për t’i nxitur tërhequr dhe treguar shkathtësie e tyre dhe për të investuar në Kosovë. Për të nxitur rritjen ekonomike të Kosovës dhe për të mundësuar një të ardhme të begatshme të Kosovës. Dua të shohim një ekonomi e cila iu mundëson një begati të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo është mundësi dhe sfidë jemi këtu për të mbështetur shtetin e Kosovës për të përqafuar dhe për të kaluar këtë sfidë”, tha ai.

Drejtori Menaxhues i Fondit kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, ka thënë se krijimi kësaj dritare është më e pakta që mund të bëhet për mërgatën dhe investimet e tyre, ku sipas tij, impakti i kësaj kapitali do të jetë 10-fish.

“Kjo ngjarje jo vetëm që shënon një kapitull të rëndësishëm të realizimit tonë, mërgata jetojnë dhe punojnë në vende tjera dhe nuk e harrojnë përkatësinë e tyre. Ndërsa jemi mbledhur këtu nuk mund të mos diskutojmë qe diaspora ka pasur kontributin e tyre në Kosovë në vitet e 90-ta. Krijimi kësaj dritare është më e pakta që mund të bëjmë për mërgatën dhe investimet e tyre. Për këtë arsye këtë dritare dallon nga të tjerat. Impakti i kësaj kapitali do të jetë 10 fish”, tha Berisha.

Qeveria e Kosovës dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), në partneritet me USAID-in përmes Aktivitetit të saj për Promovimin e Investimeve dhe Qasjen ne Financa, kanë rënë dakord të krijojnë një program të ri për garantimin e kredive (Dritarja për Investime te Diasporës) për të tërhequr investime nga diaspora.

JU REKOMANDOJMË

Kryesore

Haxhiu për ekstradimin e gjilanasit në SHBA: Dëshmi konkrete për sundim ligji

14/05/2025 - 10:53
Ekstradimi i të pandehurit Masurica, ambasada e ShBA-së: Jemi mirënjohës ndaj autoriteteve të Kosovës
Kryesore

Ekstradimi i të pandehurit Masurica, ambasada e ShBA-së: Jemi mirënjohës ndaj autoriteteve të Kosovës

14/05/2025 - 10:33
Rasti 53 milionëshi u kthye në rigjykim, Pal Lekaj dhe të tjerët dalin para gjykatës
Kryesore

Rasti 53 milionëshi u kthye në rigjykim, Pal Lekaj dhe të tjerët dalin para gjykatës

14/05/2025 - 10:20
“Pse veç ai ose askush?”: Mehmetaj rikthen kohën kur Kurti kundërshtonte në vetëm një emër për kryeparlamentar
Kryesore

“Pse veç ai ose askush?”: Mehmetaj rikthen kohën kur Kurti kundërshtonte në vetëm një emër për kryeparlamentar

14/05/2025 - 10:10
Bajrami i kundërpërgjigjet  Muratit: Tabela që e ke përdorë të demanton, mjaft manipulove
Kryesore

Hykmete Bajrami e pranon: Ka deputetë të LDK-së që nuk e votojnë qeverinë e opozitës

14/05/2025 - 09:50
Haga deklarohet për bastisjet e sotme në Prishtinë
Kryesore

Avokati i Popullit shpreh shqetësime për punën e Gjykatës Speciale në takim me Trendafilovën

14/05/2025 - 09:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Në emër të ‘interesit të përgjithshëm’, Komuna e Mitrovicës veriore në prag të pazarit me prona oligarkun kontravers nga Shqipëria?! (Dokument)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Skandali i kafshëve: “XHDG Company” me pronar Xhevdet Spahiu shkeli ligjin, zhduku 551 kafshë të importuara për therje (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Skandali i kafshëve: “Ferma Kokollari” zhduku nga sistemi shtetëror kafshët importuara nga Bullgaria, AUV i pezulloi lejen (Dokument)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Arrestohet mitrovicasi nga fshati Bare i Mitrovicës, do të vuajë dënimin prej tre vitesh burg për vrasje në tentativë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë