Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklarata e Scholz në Beograd për raportet Kosovë-Serbi që mbeti nën hije për shkak të pazarit për litiumin

20/07/2024 - 16:43
në Kryesore, Lajme
A A
Deklarata e Scholz në Beograd për raportet Kosovë-Serbi që mbeti nën hije për shkak të pazarit për litiumin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten në Beograd, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se me presidentin serb ka biseduar edhe për temën e Kosovës.

“Folëm për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe kjo është shumë me rëndësi”, theksoi Scholz. “Atje, kemi arritur marrëveshje, jemi pajtuar dhe kemi definuar qëllimet, të cilat duhet t’i zbatojnë palët dhe dëshiroj të potencoj se do të bëjmë gjithçka që mundemi, që secila palë të japë kontributin e saj dhe të përmbushë zotimin e dhënë në mënyrë që perspektiva e përbashkët evropiane, pra e integrimit në Bashkimin Evropiane të arrihet”, ka nënvizuar kancelari gjerman, transmeton Radio Kosova.

“Edhe njëherë po them se ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur, që kjo të arrihet me një shpejtësi më të madhe, që të ecim përpara”, theksoi Scholz.

Ai ka nënvizuar edhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

“Dëshiroj që vizitën time këtu ta shfrytëzoj për të theksuar edhe një herë qëndrimin e qartë të Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit perëndimor. Është ambicia ime dhe përkushtimi im, të ndihmoj dhe të kujdesem që shtetet e Ballkanit Perëndimor, pas premtimit që iu është bërë 20 vite më parë në Samitin e Selanikut për integrim në Bashkimin Europian, që pas një kohe kaq të gjatë, këto vende të kenë të hapur këtë perspektivë dhe që ky premtim të përmbushet. Pra, mbetet një premtim që duhet të plotësohet dhe ne duam të ndihmojmë që ky premtim të bëhet realitet, pasi integrimi europian do të çojë përpara mirëqenien, stabilitetin dhe paqen në rajon”, tha ai.

“Këtë zotim, ka dhjetë vite që Gjermania e shtyn përpara dhe është duke mbështetur përmes të ashtuquajturit Procesi i Berlinit dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tej”, tha tutje Scholz.

“Në tetor do të mbahet takimi radhës i Procesit të Berlinit ku do të theksoj edhe një herë faktin se perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë”, nënvizoi ai.

Të gjitha këto çështje Scholz tha se i ka biseduar gjatë takimit me presidentin e Serbisë. “Për shembull theksova se perspektiva evropiane e shteteve dhe popujve në Ballkanit Perëndimor ndihmohet edhe nga raportet e mira fqinjësore. Për raportet dhe fqinjësinë e mirë mes vendeve në Ballkanin Perëndimor duhet të kontribuojmë së bashku, prandaj shfrytëzova edhe një herë rastin të theksoj nevojën e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bosnjë e Hercegovinën dhe integritetin e saj territorial dhe shtetëror, që është një projekt i rëndësishëm në rrugën evropiane drejt BE-në”, ka theksuar mes tjerash kancelari gjerman, i cili tha se për nevojën e fqinjësisë së mirë me presidentin serb foli edhe për Kosovën.

JU REKOMANDOJMË

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve
21/08/2026 - 00:04

Një vendim që pritet të diskutohet në Kuvendin e Komunës së Ferizajt ka ngritur reagime dhe pikëpyetje lidhur me mënyrën se si po menaxhohet prona publike. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
20/08/2026 - 22:59

nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë. Në aksident të përfshira ishin 3 vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e konfirmoi zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Blerina...

Më shumëDetails

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë
20/08/2026 - 22:37

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin. Hamza i ka...

Më shumëDetails

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …
20/08/2026 - 22:23

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shmangur komentet për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Thaçi...

Më shumëDetails

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
20/08/2026 - 22:04

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike,...

Më shumëDetails

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
20/08/2026 - 21:49

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë