Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

22/07/2024 - 09:08
në Ekonomi, Lajme
A A
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin një hotel me çmim ekonomik në Sarandë.

Gjithçka niste nga 60 euro ku i përfshirë ishte vetëm akomodimi, kurse për Ksamilin, çmimi më i lirë ishte 80 euro nata. Çmimet e akomodimit në këtë fillim sezoni u rritën me 25-30%.

Por, rritja e çmimeve duket se e uli menjëherë kërkesën, duke nxitur veprimin e kundërt.

Së fundmi ka një fushatë sponsorizimesh në rrjete sociale ku strukturat akomoduese janë bërë aktive me oferta, në një përpjekje për të rifituar pikët që destinacionet po humbisnin nga rritja e çmimeve që ndodhi gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut.

Tashmë mund të gjesh për pikun e sezonit, pra pjesa e mbetur e korrikut deri më 20 gusht, hotele në Ksamil që ofrojnë paketa “half board” (dy vakte të përfshira) për 65-75 euro personi.

Kjo do të thotë që në dhomën dyshe të ofruar për një çmim 130 apo 150 euro ofrohet mëngjesi dhe darka, shezlonet në plazh, parkimi.

Më herët edhe problematika e shezloneve u kthye në një temë diskutimi pasi në një pjesë të plazheve çmimet nisnin nga 2 mijë lekë deri në 15 mijë lekë (jo shezlone standarde).

Në Sarandë, një tjetër hotel ofron disa çmime sipas kategorisë së dhomë që do të marrësh.

Oferta i takon datës 26 korrik-28 gusht dhe për një dhomë dyshe çmimi është 75 euro person, për një dhomë treshe 59 euro/person dhe për një dhomë katërshe, 49 euro/person. Në këtë ofertë përfshihet akomodimi, mëngjesi, darka, dhe parkimi.

Ajo që bie në sy është që oferta të kësaj natyre mund të hasësh shpesh në Instagram ose Facebook dhe që janë të sponsorizuara nga strukturat akomoduese. Ky fluks postimesh duket se është shtuar sidomos ditëve të fundit.

Operatorët turistikë raportojnë se numri i vizitorëve në Jug të vendit edhe pse në një nivel të mirë nuk është brenda pritshmërive që kishin dhe për këtë arsye numri i strukturave që po ulin çmimet po shtohet dita-ditës.

Për më tepër po vihet re mungesa e pushuesve vendas të cilët kanë treguar një tendencë për të rezervuar jashtë në vende si Greqia apo Turqia.

Po kështu bregdeti shqiptar po vuan një prezencë më të ulët të shqiptarëve të Kosovës të cilët në njërën anë janë në numra më të paktët si efekt i liberalizimit të vizave dhe në anën tjetër mendohet se edhe çmimet e rritura dhe euro e dobët kanë dhënë ndikimin e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Ky është personi që mbeti i vr’arë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

Arrestohet gruaja S.M. 51 vjeçare! I kërkoi 7000€ ish-dashnorit, përndryshe do t’i tregonte gruas së tij për lidhjen që kishin
28/05/2026 - 08:55

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë në Mitrovicë të Jugut, ka njoftuar Policia e Kosovës. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Vr’asje e rëndë në Mitrovicë, pre’het me thi’kë në fyt një person, një tjetër pla’goset

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
28/05/2026 - 08:52

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, ku një person ka vdekur pas plagëve të marra në fyt kurse vëllai i tij ka mbetur i plagosur,...

Më shumëDetails

Kurti e Sveçla sot mbajnë konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Kurti e Sveçla sot mbajnë konferencë për media, nuk dihet arsyeja
28/05/2026 - 08:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë për media. Konferenca do të mbahet...

Më shumëDetails

Profesori i ekonomisë: Qeveria Kurti do të prodhojë inflacion, nuk do ta zbusë atë

Profesori i ekonomisë: Qeveria Kurti do të prodhojë inflacion, nuk do ta zbusë atë
28/05/2026 - 08:31

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka kritikuar mënyrën e shpërndarjes së pakove financiare nga Qeveria Kurti, duke vlerësuar se këto politika po ndikojnë në rritjen e inflacionit në...

Më shumëDetails

Isufaj dhe kongresisti amerikan Self diskutojnë për sundimin e ligjit dhe punën e Prokurorisë Speciale

Isufaj dhe kongresisti amerikan Self diskutojnë për sundimin e ligjit dhe punën e Prokurorisë Speciale
28/05/2026 - 08:10

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self, ku është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë...

Më shumëDetails

Andoni: Kosova ka mbështetje më të madhe nga Amerika sesa Shqipëria

Andoni: Kosova ka mbështetje më të madhe nga Amerika sesa Shqipëria
28/05/2026 - 07:59

Analisti politik Ben Andoni ka thënë se beson që Kosova ka mbështetje më të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sesa Shqipëria. Derisa ka folur për vizitën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    613 Shpërndaje
    Shpërndaje 245 Tweet 153
  • Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga lokacioni ideal te ndërtimi modern – Riki Invest sjell një tjetër projekt unik në Vushtrri

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ndarja e 2 milionëve për biletat e aeroplanit, Shala: Opozita duhet t’i bojkotojë zgjedhjet (VIDEO)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë