Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MCA-Kosova dhe Universiteti i Prishtinës partnerë në përmirësimin e trajnimit profesional në sektorin e energjisë

22/07/2024 - 17:22
në Lajme
A A
MCA-Kosova dhe Universiteti i Prishtinës partnerë në përmirësimin e trajnimit profesional në sektorin e energjisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

MCA-Kosova dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë hyrë në një partneritet strategjik që synon forcimin e programeve teknike të trajnimit profesional në sektorin e energjisë.

Siç thuhet edhe në komunikatën për media, nën komponentët e Projektit JETA:

Aktiviteti i Aftësive Energjetike për të Ardhmen (ESF) dhe Aktiviteti i Fuqisë Punëtore të Sektorit të Energjisë Gjithëpërfshirëse (IESW), ky bashkëpunim është një angazhim i përbashkët për të zhvilluar aftësitë e nevojshme për një karrierë të qëndrueshme duke promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale.

“Ky partneritet do të mbështesë Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) që të ketë një shumëllojshmëri trajnimesh dhe mundësish për të rinjtë, burrat dhe gratë e Kosovës, të cilët kërkojnë të kenë karrierë në sektorin e energjisë. MCA-Kosova është e përkushtuar të mbështesë dhe zhvillojë kapacitetet e QEQ të hartojë dhe zbatojë programe trajnimi, që përputhen me nevojat e tregut”, tha Florina Duli, drejtoreshë ekzekutive e MCA-Kosova.

MCA-Kosova do të mbështesë Universitetin e Prishtinës përmes: asistencës së ekspertëve dhe kontributeve financiare për zhvillimin e infrastrukturës, ofrimit të burimeve dhe materialeve trajnuese dhe teknologjisë moderne, hartimit dhe zbatimit të programeve të përshtatura të aftësimit, zhvillimit të standardeve profesionale dhe kurrikulave të harmonizuara me kërkesat e industries së enërgjisë, krijimit të një programi të trajnimit të trajnerëve për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, adoptimit të qasjes së mësimit në vendin e punës, zhvillimit të strategjive dhe politikave të barazisë gjinore dhe kundër ngacmimit në punë, vendosjes së partneriteteve me institucionet vendore/ndërkombëtare dhe punëdhënësit.

“Duke u fokusuar në barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale, ne synojmë të krijojmë një fuqi punëtore që pasqyron popullsinë e larmishme të Kosovës dhe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, shtoi zonja Duli-Sefaj.

Universiteti i Prishtinës, caktoi Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) si pikë qendrore për zbatimin e aktiviteteve. Ky bashkëpunim do të shfrytëzojë burimet e universitetit, duke përfshirë qasjen në objektet e trajnimit dhe angazhimin për të përmbushur standardet e akreditimit për trajnimin profesional.

Të dyja palët janë të përkushtuara për të rritur bashkëpunimin përmes aktiviteteve të përbashkëta të përshkruara në një Memorandum Mirëkuptimi. Kjo përfshin pjesëmarrjen aktive në hartimin dhe zbatimin e projektit, monitorimin e progresit dhe adresimin e sfidave të mundshme për të siguruar rezultate të suksesshme. Për më tepër, ata do të integrojnë konsideratat gjinore dhe të përfshirjes sociale në të gjitha fazat, të udhëhequra nga praktikat më të mira ndërkombëtare dhe legjislacionit vendas.

Projekti JETA është një nga tre projektet në kuadër të Marrëveshjes së Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC)-Kosovë prej 236.7 milionë dollarësh ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë