Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mimoza Ahmetaj, ka shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin për liberalizimin e vizave të qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të lëshuara nga institucionet ilegale serbe, respektivisht nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Ahmetaj, në një konferencë për medie, tha se ky vendim që e vendosë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës dhe nxitë vetëm veprimin e strukturave paralale ilegale serbe, është rezultat i paaftësisë së Qeverisë Kurti.











