
Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi ka thënë së raporti i fundit i Komisionit Evropian ka konstatuar se Serbia ka bërë përparim të kufizuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit.
Mustafi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është e papranueshme që ndikimi politik të vazhdojë të ekzistojë mbi gjyqësorin, siç u shpreh ai “duke minuar drejtësinë dhe besimin e qytetarëve”.
“Përmirësimi i pavarësisë së gjyqësorit nuk mund të jetë vetëm një objektiv në letër, por duhet të jetë një përparësi reale dhe konkrete.
Lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë serioze, dhe mungesa e masave të efektshme kundër korrupsionit është pengesë e madhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik”, ka shkruar ai.
“Mediat vazhdojnë të përballen me presion dhe kërcënime, dhe pluralizmi mediatik është i kufizuar. .











