Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BDI reagon për incidentin e Presidentes Osmani, thotë se involvimi i sigurimit të Afrim Gashit vetëm e thelloi skandalin

02/08/2024 - 12:49
në Kryesore, Lajme
A A
BDI reagon për incidentin e Presidentes Osmani, thotë se involvimi i sigurimit të Afrim Gashit vetëm e thelloi skandalin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar përsëri përmes një komunikate për media për incidentin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Nga BDI thonë se humbësit e zgjedhjeve e lanë fatin e shqiptarëve në dorë të VMRO-DPMNE-së, ndaj dhe po krijon skandale të tilla diplomatike nga një qeveri pa legjitimitet.

Reagimi i plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon fuqishëm incidentin skandaloz diplomatik në aeroportin e Shkupit ndaj Presidentës së Republikës së Republikës së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani.

Kjo pasqyrë e shtetit ndaj çdo qytetari, e në veçanti ndaj përfaqësuesve më të lartë të shtetit, e në këtë rast motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova, është e papranueshme dhe duhet dënuar në formën më të ashpër.

Involvimi i shefit të sigurimit të Kryetarit jolegjitim të Kuvendit Afrim Gashi në incident, duke e thelluar atë, pa patur asnjë kompetencë, pa qenë të thirrur dhe pa të drejtë, është gjithashtu skandaloz dhe flet zëshëm për gjendjen e mjerueshme dhe vazale në të cilën është përfaqësimi jolegjitim shqiptar në qeverinë monoetnike.

Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare pranuan rolin e të nënshtruarit dhe servilit, vetëm për të qenë në pushtet për veten e tyre, duke lënë në mëshirën e VMRO DPMNEsë, fatin e shqiptarëve në vend dhe në rajon.

Mungesa e legjitimitetit, por edhe e dijës dhe guximit, të bën të turpërohesh para qytetarëve dhe para motrave e vëllezërve në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Vashington e Bruksel.

Mohimi i incidentit nga zëvendës ministri i punëve të brendshme, Astrit Iseni, involvimi i paligjshëm dhe anarkik i sigurimit personal të Gashit që nxiti incident edhe më të madh, nuk guxojnë të kalojnë pa përgjegjësi politike bashkë me përgjegjësinë ligjore të të gjithë të involvuarve në këtë skandal diplomatik.

JU REKOMANDOJMË

U braktis si foshnje në rrugë/ Kjo është historia e banores së BBVK-së

U braktis si foshnje në rrugë/ Kjo është historia e banores së BBVK-së
31/10/2026 - 00:24

Shqiponja, vajza nga Drenica që u bë e njohur për rrëfimin e historisë së saj dhe kërkimin e familjes biologjike, është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova....

Më shumëDetails

Luhatje e temperaturave, ja parashikimi i motit për vikend

Luhatje e temperaturave, ja parashikimi i motit për vikend
31/10/2026 - 00:21

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu gjatë vikendit, më 31 tetor dhe 1 nëntor. Sipas parashikimit të IHMK-së, reshjet do...

Më shumëDetails

Avokati i Liridona Ademajt: Murselit dhe Plavës do t’u konfirmohet burgimi i përjetshëm, Kokalla u privilegjua deri në fund të procesit

Avokati i Liridona Ademajt: Murselit dhe Plavës do t’u konfirmohet burgimi i përjetshëm, Kokalla u privilegjua deri në fund të procesit
30/10/2026 - 22:35

Avokati i familjes së të ndjerës Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka shprehur bindjen se Naim Murselit dhe Granit Plavës do t’u konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm, duke...

Më shumëDetails

Inspektorati Mjedisor ndërhyn në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, urdhërohet pastrimi i mbeturinave ilegale

Inspektorati Mjedisor ndërhyn në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, urdhërohet pastrimi i mbeturinave ilegale
30/10/2026 - 22:16

Inspektorati Mjedisor ka ndërmarrë veprime në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, pas ankesave të banorëve për hedhjen ilegale të mbeturinave. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit...

Më shumëDetails

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua
30/10/2026 - 21:48

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel bën thirrje që në postin e Presidentit, pas përfundimit të mandatit të dytë pesëvjeçar të Frank-Walter Steinmeier-it marsin e ardhshëm, të vijë një grua....

Më shumëDetails

“Shteti do të japë llogari!” – Vazhdon protesta për Arlinda Zekajn nesër në Prishtinë

“Shteti do të japë llogari!” – Vazhdon protesta për Arlinda Zekajn nesër në Prishtinë
30/10/2026 - 21:35

Kolektivi për Veprim dhe Mendim Feminist, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se protesta për luftën për drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nuk e fsheh më, Dolce shfaqet në momente intime me të dashurin (Foto +16)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë