Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Turpërim për shqiptarët”, Incidenti në aeroportin e Shkupit me presidenten Osmani përplas partitë politike në RMV

03/08/2024 - 17:08
në Kryesore, Lajme
A A
“Turpërim për shqiptarët”, Incidenti në aeroportin e Shkupit me presidenten Osmani përplas partitë politike në RMV
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar me reagime pas incidentit të ndodhur me presidenten e Kosovës, Vjosa Omani në Aeroportin e Shkupit. Kjo parti politike, incidentin e ka cilësuar skandal më të madh diplomatik në historinë e vendit.

Bashkimi Demokratik për Integrim thekson që asnjë gënjeshtër, asnjë trillim e mashtrim i VLEN, nuk e mbulon diellin me shoshë dhe nuk e lan skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit.

“Presidenca e Republikës së Kosovës i zbuloi të gjitha gënjeshtrat dhe mashtrimet patetike të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga VLEN. Të njëjtën e bëri edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, si dhe koncesioneri privat TAV të cilët konfirmuan që MPB ka dhënë urdhër për ta kontrolluar presidenten Vjosa Osmani”, thekson BDI.

Sipas BDI-së, vetëm servilët e VLEN-it janë të verbër e të shurdhër si dhe të paditur, por të etur për pushtet, për të zhvatur dhe poshtëruar shqiptarët.

“Çdo fjalë e juaja është gënjeshtër, çdo veprim i juaji është tradhti, poshtërsim, përkulje, nënvlerësim dhe turpëron shqiptarët. Të gjitha që i thatë, i premtuat dhe u zotuat, i harruat për tu ulur në prehrin e Stroilkoviqit. Përgjegjësi politike sot dhe menjëherë për uzurpatorët jolegjitim të institucioneve Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi për turpin që shkaktuan si dhe për të gjithë të përfshirë të tjerë. Çdo ditë që nuk largoheni nga aty, konfirmoni autorësinë dhe përgjegjësinë mbi skandalin më të madh diplomatik dhe paaftësinë tuaj”, thekson BDI.

E VLEN i është kundërpërgjigjur akuzave të BDI-së duke i cilësuar ato si propagandë dhe tendencë për ta njollosur Republikën e Kosovës.

“BDI-ja me vetëdije dhe me qëllim përpiqet të manipulojë me opinionin publik. Autoritetet kosovare qartë dhe pa mëdyshje shprehën dyshimin se incidenti është provokuar qëllimisht me synimin për të përkeqësuar marrëdhëniet bilaterale me Kosovën. Fakt i njohur është se para dhe gjatë fushatës zgjedhore BDI-ja nuk hezitonte të shfaqte pakënaqësi ndaj funksionarëve shtetërorë kosovarë sepse nuk e morën mbështetjen e tyre politike. Nuk është rastësi që dje përmendëm se nuk do të habitemi nëse njerëz të afërt me personin A.G., i njohur për korrupsion të madh politik dhe bizneset e kazinove, janë të përfshirë në ndonjë mënyrë në incidentin e aeroportit, thuhet në reagimin e VLEN.

“Meqenëse BDI-ja dërgon komunikata paniku, ndërsa ne nuk duam të pengojmë hetimin, sot do të shtrojmë dy pyetje për opozitën BDI: Cili punonjës i aeroportit, që publikon fotografi në rrjetet sociale me personin A.G., është shfaqur në vendin e incidentit dhe me çfarë qëllimesh dhe arsyesh? Sa krime kanë bërë ish-funksionarët e BDI-së kur në mënyrë kaq poshtër përpiqeni të përfshini Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në përpjekje për të krijuar tensione për të bërë shqiptarët pengje për t’i shpëtuar përgjegjësisë gjyqësore?”, pyesin nga VLEN.

Nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se në reagimet e tyre edhe Aeroporti por edhe MPB e kanë pranuar që urdhri për një kontroll të tillë ishte dhënë nga vetë Ministria e Punëve të Brendshme, që sipas presidencës “bie ndesh në tërësi me rregullat e trajtimit të krerëve të shtetit sipas praktikave demokratike”

Presidenca e Kosovës kanë thënë se ajo që ka ndodhur në Shkup, nuk mund të shihet ndryshe “përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”.

Në këtë acarim ndër-institucional Kosovë-Maqedoni e Veriut është përfshirë edhe Ministria e Jashtme e Kosovës e cila ka dërguar një notë proteste për autoritetet maqedonase për incidentin me presidenten Vjosa Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja

Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimn te Qeveria Kurti
19/08/2026 - 19:23

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se PDK-ja është për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Duke folur në emisionin...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë
19/08/2026 - 18:59

Pritjet në dalje nga Kosova kanë arritur deri në 60 minuta në pikën kufitare në Merdarë. Ndërkohë, te Dheu i Bardhë, pritjet janë 10 minuta në hyrje dhe...

Më shumëDetails

Grenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti – Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj

Grenell i ashpër me një artikull të REL për Thaçin dhe Specialen: Po paguajmë për drejtësi dhe raportime të rrejshme
19/08/2026 - 18:50

Richard Grenell vazhdon të ketë opinion të fortë për Kosovën sikur në kohën kur është marrë zyrtarisht me të. Ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe një nga figurat politike...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it: Fokus te sundimi i ligjit dhe siguria

Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it: Fokus te sundimi i ligjit dhe siguria
19/08/2026 - 18:28

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë –...

Më shumëDetails

Bëhen bashkë ish-komandantët e UÇK-së, Shukri Buja: I presim të lirë, ish- krerët që po gjykohen në Hagë

Bëhen bashkë ish-komandantët e UÇK-së, Shukri Buja: I presim të lirë, ish- krerët që po gjykohen në Hagë
19/08/2026 - 18:20

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka ndarë emocionet e tij nga një takim i veçantë me bashkëluftëtarë, ku u rikujtuan momentet dhe rrugëtimi i gjatë drejt lirisë. Buja...

Më shumëDetails

Vidhet një lokal në këtë qytet të Kosovës, kamerat e sigurisë kapin “hajnin” në aksion

Vidhet një lokal në këtë qytet të Kosovës, kamerat e sigurisë kapin “hajnin” në aksion
19/08/2026 - 18:13

Një rast i vjedhjes raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në Gjilan. Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin e dyshuar të grabitjes teksa ky...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë