Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it: Fokus te sundimi i ligjit dhe siguria

19/08/2026 - 18:28
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it: Fokus te sundimi i ligjit dhe siguria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.

Kryeministri e falënderoi EULEX-in për kontributin e vazhdueshëm në Kosovë, në veçanti për monitorimin e sistemit të drejtësisë, mbështetjen për forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të monitorimit të performancës së institucioneve të drejtësisë, si dhe për trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Kryeministri shprehu mirënjohje për kontributin dhe monitorimin e EULEX-it në këtë fushë, duke nënvizuar nevojën për reagim të shpejtë dhe të koordinuar ndërmjet Policisë, Prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, me prioritet mbrojtjen e viktimave.

Një pjesë e takimit iu kushtua edhe situatës së sigurisë dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kryeministri theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informatave dhe vëmendjes së shtuar ndaj rreziqeve të sigurisë, përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Kryeministri rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe konstruktiv me EULEX-in gjatë mandatit të Lopes.

JU REKOMANDOJMË

Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja

Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimn te Qeveria Kurti
19/08/2026 - 19:23

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se PDK-ja është për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Duke folur në emisionin...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë
19/08/2026 - 18:59

Pritjet në dalje nga Kosova kanë arritur deri në 60 minuta në pikën kufitare në Merdarë. Ndërkohë, te Dheu i Bardhë, pritjet janë 10 minuta në hyrje dhe...

Më shumëDetails

Grenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti – Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj

Grenell i ashpër me një artikull të REL për Thaçin dhe Specialen: Po paguajmë për drejtësi dhe raportime të rrejshme
19/08/2026 - 18:50

Richard Grenell vazhdon të ketë opinion të fortë për Kosovën sikur në kohën kur është marrë zyrtarisht me të. Ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe një nga figurat politike...

Më shumëDetails

Bëhen bashkë ish-komandantët e UÇK-së, Shukri Buja: I presim të lirë, ish- krerët që po gjykohen në Hagë

Bëhen bashkë ish-komandantët e UÇK-së, Shukri Buja: I presim të lirë, ish- krerët që po gjykohen në Hagë
19/08/2026 - 18:20

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka ndarë emocionet e tij nga një takim i veçantë me bashkëluftëtarë, ku u rikujtuan momentet dhe rrugëtimi i gjatë drejt lirisë. Buja...

Më shumëDetails

Vidhet një lokal në këtë qytet të Kosovës, kamerat e sigurisë kapin “hajnin” në aksion

Vidhet një lokal në këtë qytet të Kosovës, kamerat e sigurisë kapin “hajnin” në aksion
19/08/2026 - 18:13

Një rast i vjedhjes raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në Gjilan. Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin e dyshuar të grabitjes teksa ky...

Më shumëDetails

Pak kohë para shpalljes së vendimit, Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

Pak kohë para shpalljes së vendimit,  Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
19/08/2026 - 17:55

Deputeti i PDK’së, Përparim Gruda, ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë ku po mbahet në paraburgim. Kur ka mbetur edhe pak kohë deri në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë