Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Na ka blloku oborrin, s’mund të futemi në shtëpi”, akuza ndaj komunës se po ndreq një rrugë për të prishur tjetrën (VIDEO)

05/08/2024 - 02:18
në Lajme
A A
“Na ka blloku oborrin, s’mund të futemi në shtëpi”, akuza ndaj komunës se po ndreq një rrugë për të prishur tjetrën (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Na ka blloku oborrin, s’mund të futemi në shtëpi”, akuza ndaj komunës se po ndreq një rrugë për të prishur tjetrën në Stanoc të Poshtëm të Vushtrrisë

Iu gëzuan lajmit që komuna e Vushtrrisë filloi punimet edhe në rrugën e fshatit të tyre, në Stanoc të Poshtëm.

Mirëpo gëzimi i banorëve të rrugës “Sadri Maksuti” nuk zgjati shumë.

Kjo për faktin se sipas banorit Mursel Rama, parregullsi në ndërtimin e trotuarit në këtë rrugë u vërejtën qysh në punimet e para.

65-vjecari i cili ishte një ndër banorët e parë që kishte reaguar, tha se kompania punuese mbylli gypat e kanalizimit dhe pusetat qysh në pikën startuese të trotuarit.

Mbyllja e atyre gypave e pusetave banorëve të kësaj rruge në Stanoc të Poshtëm po ua mbush oborret me ujërat atmosferike..

Për KIKS-in, Rama ka thënë se po iu pamundësohet qëndrimi në oborr, si pasojë e kundërmimit dhe insekteve të shumta.

Rama ka hallin edhe të komshinjve të tij.

Reshjet e shiut po i ngujojnë brenda mureve të shtëpisë banorët përreth tij, meqë oborret e tij po mbushen me ujë dhe ata nuk po kanë se ku të dalin jashtë dyerve të shtëpisë.

65 vjeçari nga Stanoci i Poshtëm akuzon Komunën për moskryerjen e punëve me përpikmëri.

Sipas Ramës, për shkak të pakujdesisë së kompanisë punuese, atij iu mbyll hyrja për në objektin e dyqanit të tij.  Si pasojë e kësaj, objekti i lokalit iu përmbyt nga uji duke i shkaktuar dëme dhe në këtë mënyrë ai nuk po mundet që ta kthejë në funksion e ta lëshojë me qira.

Puna që u bë në rrugën “Sadri Maksuti”, sipas Ramës, të asocion me punime të personave amatorë.

Probleme të tilla sipas banorëve, para shtrimit të rrugës e trotuarit nuk patën asnjëherë më parë.

Këto probleme që po e përcjellin çdo familje e cila jeton në lagjen “Sadri Maksuti”, një tjetër banor, Ali Muhaxheri, po mundohet t’i zgjidhë duke e “luftuar” komunën përmes shfrytëzimit të së drejtës për ankesa.

Edhe pse ai u drejtua disa herë në disa drejtori në komunën e Vushtrrisë, përgjigje Muhaxheri thotë se nuk morri as edhe një herë.

Punimet në këtë rrugë, 57 vjeçarit ia mbyllën dyert e oborrit. Muhaxheri ka thënë se u detyrua që me të ardhurat e tij vetanake të bëjë rregullimin e hyrjes për në oborr.

Mirëpo pasojat e mbetura nga kompania kontraktuese e komunës së Vushtrrisë, duket se po del çka t’i rregulloj. Kjo ngase sipas Muhaxherit, edhe pas rregullimit që i bëri, përsëri vazhdon të ketë pengesa e vështirësi.

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë