Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bedri Hamza pas takimit në Washington: Ura e Ibrit duhet të hapet, por jo duke rrënuar të gjitha urat e tjera

08/08/2024 - 15:03
në Lajme
A A
Bedri Hamza pas takimit në Washington: Ura e Ibrit duhet të hapet, por jo duke rrënuar  të gjitha urat e tjera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati i Partisë Demoratike të Kosovës Bedri Hamza ka nisur një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është pritur në Washington nga Michael Carpenter, asistent special i Presidentit Biden.

Një ditë pas takimeve të rëndësishme në SHBA, Hamza ka treguar se qëllimi i vizitës në SHBA “është përforcimi i pozitës së Kosovës në SHBA por edhe përgatitja për qeverisjen e ardhshme dhe një faqe e re të ri-ndërtimit të marrëdhënieve strategjike pas zgjedhjeve nacionale”.

“Mesazhi kryesor që mora nga takimi me Ambasadorin Michael Carpenter, i cili është asistent special i presidentit Biden si dhe drejtor i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, ishte i qartë si gjithmonë: “SHBA-ja përkrah sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

Qeveria amerikane dëshiron të shkojmë edhe më tutje dhe ta realizojmë vizionin tonë të përbashkët për integrim në NATO dhe BE. Mirëpo, mbështetja amerikane kërkon partneritet të vërtetë dhe bashkëpunim dhe koordinim bilateral. Kjo është fundamentale, mbi të gjitha, SHBA-të e konsiderojnë Kosovën si shtet partner. Prandaj, edhe kërkojnë që ne të sillemi në përputhje me këtë relacion, të jemi të koordinuar dhe të bashkëpunojmë ngushtë dhe strategjikisht duke menduar për konsolidimin e Kosovës në rrugëtimin drejt NATO-s.

Fatkeqësisht, qeveria jonë e ka reduktuar aleancën tonë, në komunikime të ashpra rreth krizave javore me Serbinë“, tha Hamza në një intervistë dhënë nga Washingtoni, për gazetën Express.

Hamza ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleate historike dhe se shtetin e Kosovës e konsiderojnë partner, por sipas tij, Kurti aleancën me Uashingtonin e ka reduktuar në komunikime të ashpra për krizat javore me Serbinë.

I pyetur se si kryetari i Mitrovicës cili është opinioni për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, që e ka paralajmëruar të ndodhë Qeveria e Kosovës, Hamza nga Washingtoni tha se “Ura mbi Ibër duhet të hapet“.

“Ura kryesore e Ibrit është tashmë e hapur për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por duhet të hapët edhe për qarkullimin e automjeteve. Megjithatë, mbeten vetëm edhe dy detaje që duhet adresuar: kur dhe si të hapet? Janë po këto ‘detaje’ që e mbajtën të mbyllur atë kaq gjatë“, ka  thënë Bedri Hamza për Express.

“Dhe, po, janë po këto detaje të cilat i pranoi edhe Kryeministri, e edhe ministri i tij i brendshëm, që të dytë e pranuan se nuk dinë se si ta bëjnë një gjë të tillë, dhe nuk e kanë as përkrahjen ndërkombëtare. Këtë e kanë ditur edhe përpara, e dinë edhe tash. Sikurse edhe dhjetëra herë më herët, edhe këto ditë po dëshmojmë një ortek të manipulimeve të opinionit publik nga kjo qeveri në shkuarje. Veprimet e tyre në veri s’janë tjetër veçse një farsë e paramendua propagandistike.

Për qëllime të spektaklit elektoral, Albin Kurti sot po përpiqet që së pari t’i mbyllë disa filiale të shërbimeve publike të Serbisë, që mos të diskutojmë dështimet në ekonomi, dështimet në arsim, dështimet në investime kapitale, shkeljet e hatashme të ligjit në prokurime dhe tendera njëburimor. Lista e dështimeve dhe e dëshpërimeve me këtë qeverisje është tepër e gjatë“.

“Po e përsëris, ura mbi Ibër duhet të hapet“, tha Hamza, mirëpo, – shton ai “jo duke i rrënuar të gjitha urat tjera me botën, me partnerët dhe me bashkëqytetarët tonë në veri“.

“Ura duhet të hapet si simbol i bashkëpunimit me qytetarët dhe aleatët tonë. Kështu siç po vepron kjo qeveri e papërgjegjshme, po rrezikojmë që ajo të mbetet e mbyllur edhe për një kohë shumë të gjatë. Albin Kurti nuk po e hap dot urën, veç sa po e cementon prezencën e NATO-s mbi atë urë. Nuk po forcohet sovraniteti por Qeveria e Kosovës pe kthen KFOR-in dhe EULEX-in dhe po e kthen Rezolutën 1244. Ky është zhvillim për keqardhje“.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë