Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjobë milionëshe, këto janë tri bankat që e pësuan nga BQK

09/08/2024 - 13:51
në Ekonomi, Lajme
A A
Gjobë milionëshe, këto janë tri bankat që e pësuan nga BQK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tri banka në Kosovë, janë gjobitur për shkak se vepruan në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka lëshuar gjoba për shkak të “ekspozimit të depozitave ndaj rreziqeve” dhe në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

Vendimi është marrë në fillim të këtij viti pas ekzaminimeve të kryera në terren nga inspektorët e BQK-së.

Bankat Raiffeisen, BKT dhe NLB kanë pranuar gjoba në total në vlerë 1.6 milion euro.

Prej tyre, Raiffeisen u gjobitë me 800 mijë euro, BKT me 500 mijë euro ndërsa NLB pranoi gjobë prej 300 mijë euro. Të trija u konstatua se lëshuan kredi në kundërshtim me rregulloret në fuqi, përkatësisht Rregulloren e BQK-së për Ekspozimet e Mëdha.

Sipas kësaj rregulloreje, bankat në Kosovë e kanë të kufizuar ekspozimin kreditor ndaj një huamarrësi të vetëm ose disa personave kur janë të ndërlidhur.

“Asnjë banke nuk i lejohet të ketë ekspozim ndaj një personi të vetëm ose një grupi të personave të ndërlidhur, nëse si rezultat i këtij veprimi, ekspozimi ndaj atij huamarrësi apo grupi e tejkalon pesëmbëdhjetë përqind (15%) të kapitalit të klasit të I-rë”, thuhet në këtë rregullore.

Kapitali i klasit të parë është kapitali i aksionarit, plus fitimet. Çdo ekspozim kreditor ndaj një huamarrësi të vetëm më shumë se 15% për qind e kapitalit të klasit të parë, është në kundërshtim me këtë rregullore.

Nga ekzaminimet në terren për tri bankat në fjalë, u gjet se ato e kishin shkelur këtë rregull me rastin e kredidhënies ndaj një grupi të caktuar të bizneseve. Ndonëse këto biznese ishin paraqitur për kredi si entitete të ndara, nga ekzaminimet u konfirmua se ato kishin ndërlidhje mes tyre.

Në Bankën Qendrore të Kosovës nuk kanë treguar se për cilat biznese bëhet fjalë, ndërsa gjobat i kanë quajtur “masa administrative”, por që nuk kanë të bëjnë me rrezikim të depozitave.

“BQK ju siguron se të gjitha bankat janë plotësisht të sigurta dhe operojnë në pajtim me kërkesat rregullatore, ndaj edhe nuk ka asnjë shqetësim për sigurinë e depozitave në Kosovë, në asnjë kuptim të mundshëm”, thuhet në përgjigjet e BQK-së.

Sipas BQK-së, ky institucion në detyrat e saj mbikëqyrëse dhe monitoruese, ndërmerr edhe masa adekuate administrative apo korrigjuese ndaj tyre si dhe gjithë institucioneve financiare, në pajtim me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi.

Buletini Ekonomik ka dërguar pyetje edhe te bankat Raiffeisen, BKT dhe NLB për të marrë versionin e tyre, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, rastet e aplikimit të gjobave në sektorin bankar të Kosovës janë të rralla, aq më tepër në vlerë kaq të lartë monetare. /Buletini Ekonomik/

JU REKOMANDOJMË

Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg
05/11/2026 - 23:12

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka akuzuar biznesmenin e njohur Ram Geci, pronar i shoqërisë “Geci shpk“, në kuadër të një hetimi të gjerë...

Më shumëDetails

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Befason Spahiu: “Kurti hoqi dorë prej budallakive dhe u bë kryeministër”
05/11/2026 - 22:59

Nexhmedin Spahiu, profesor universitar, tha se Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë pasi që sipas tij klasa e re ka...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë

Nënkryetarja e LDK-së reagon pas publikimit të sondazheve: Kujtojini zgjedhjet lokale dhe “kredibilitetin” e matësve një natë para tyre
05/11/2026 - 22:40

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për të parën e partisë. Derisa ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se...

Më shumëDetails

Kurti, Dejona, Haxhiu dhe Sylejman Selimi vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

Kurti, Dejona, Haxhiu dhe Sylejman Selimi vizitojnë familjen e Rexhep Selimit
05/11/2026 - 22:32

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me Sylejman Selimin e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë mbrëmjes së sotme kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit. Kjo është bërë...

Më shumëDetails

Aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt për tentimvrasjen në “Bon Vivant”

Aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt për tentimvrasjen në “Bon Vivant”
05/11/2026 - 22:18

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 tetor 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Dukagjin Lekajt (Dukagjin Nikollaj), të cilin e ngarkon për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje...

Më shumëDetails

Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë

Bajrami: Nën qeverisjen e Kurtit, Kosova ndodhet në gjendjen më të keqe ndonjëherë
05/11/2026 - 22:02

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qenë e intervistuar si dëshmitare për atë që unë kam folur për “mafinë energjetike”. Për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nga Moska, Vulin mohon arratisjen, por nuk tregon nëse do të kthehet në Beograd

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë