Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokatë e sociologë: Rasti i Faton Hajrizit u përdor edhe nga politika, u kaluan kufijtë e normales me spekulime

09/08/2024 - 18:13
në Kryesore, Lajme
A A
Avokatë e sociologë: Rasti i Faton Hajrizit u përdor edhe nga politika, u kaluan kufijtë e normales me spekulime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokatë dhe sociologë mendojnë se rasti i arratisjes dhe më pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi u përdor edhe nga politika në Kosovë.

Avokati, Asdren Hoxha ka thënë se rasti i Faton Hajrizit duhet të përfundojë si temë dhe shpirti i tij duhet të gjejë paqen.

Në RTV Dukagjini, Hoxha ka theksuar se kjo temë është komentuar shumë dhe ka rënduar mbi dhimbjen e familjes së Faton Hajrizit.

“Përfundimisht duhet të përfundojë kjo temë, është komentuar shumë dhe ka rënduar mbi dhimbjen e familjes së Faton Hajrizit. Shpirti i tij duhet ta gjejë paqen, çështja e tij të mbyllet përfundimisht”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha thotë se Hajrizi u vra tragjikisht dhe se spekulimet dhe konspiracionet nuk do ndalen edhe një kohë të gjatë.

“Duhet të mbyllet edhe me konspiracione, meqenëse edhe një kohë do ketë spekulime se ai është gjallë”, ka vijuar ai.

Avokati ka thënë se ky rast është përdorur edhe “për poena politikë”.

Në anën tjetër edhe sociologu, Jeton Brajshori ka thënë se njerëzit kanë hyrë në paranoja duke u marrë me këtë temë.

Ai ka thënë se njerëzit duke u munduar ta përdorin këtë rast për qëllime të ndryshme kanë kaluar kufijtë e normales.

“Me rastin e tij u morën edhe politikanët, pati spekulime të shumta, njerëzit kanë hyrë në paranoja i kaluan kufijtë e normales duke u marrë me këtë rast”, ka deklaruar Brajshori.

Trupi i pajetë i Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, iu kthye këtë të premte familjarëve të tij.

Ai ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik dhe u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ndryshe, avokati i cili është autorizuar që të merret me çështjen e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, Arianit Koci ka reaguar ndaj spekulimeve dhe interpretimeve amatoreske se trupi që ka ardhur në Kosovës nuk është i Faton Hajrizit.

Koci përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nga sot spekulimet duhet të ndalojnë, pasi siç tha “Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë”.

JU REKOMANDOJMË

Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb
18/08/2026 - 20:39

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduaar suspendimin e dy zyrtarëve policorë pas dyshimeve për ushtrimin e forcës ndaj një qytetari të nacionalitetit serb. Përmes një komunikate për media,...

Më shumëDetails

Tre të arrestuar për fajde në Prizren, njëri prej tyre goditi me veturë një 17-vjeçare dhe një polic gjatë arratisjes

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
18/08/2026 - 20:24

Tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të fajdes. Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarve, njëri prej tyre dyshohet se nuk...

Më shumëDetails

Arben Gashi pas takimit Kurti-Abdixhiku: Shumë zhurmë, shumë premtime, në fund asgja

Arben Gashi pas takimit Kurti-Abdixhiku: Shumë zhurmë, shumë premtime, në fund asgja
18/08/2026 - 20:05

Arben Gashi, ka reaguar pas takimit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Gashi ka ironizuar zhvillimet pas takimit, duke përdorur shprehjen popullore:...

Më shumëDetails

Hoti: Shkaktari është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë, po e katandisin rendin kushtetues në kaos

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
18/08/2026 - 19:55

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar procesin e themelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, duke e cilësuar atë si jokushtetues. Hoti ka ngritur shqetësime për...

Më shumëDetails

PDK: Mbrojtja e Kushtetutës dhe rendit demokratik, përgjegjësi e përbashkët

PDK: Mbrojtja e Kushtetutës dhe rendit demokratik, përgjegjësi e përbashkët
18/08/2026 - 19:50

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë. Gjatë...

Më shumëDetails

Kurti tregon kriteret që duhet t’i plotësojë figura presidenciale

Kurti tregon kriteret që duhet t’i plotësojë figura presidenciale
18/08/2026 - 19:42

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se palët kanë diskutuar për kriteret dhe figurën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • U ndanë Elijona e Klodi? Olti Curri zbulon gjithçka

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë