Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

18/08/2026 - 16:11
në Lajme
A A
“Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një koment i thjeshtë në Kuvendin e Kosovës, në ditën e përplasjes së deputetëve të PDK-së me ata të Vetëvendosjes, nxënëses së re nga Obiliqi, Olsa Sadiku, i kushtoi me përjashtim nga rrjeti rinor i Kosovës, i njohur si Kuvendi i të Rinjve.

“Po de që dy vjet s’kemi qeveri, pse me e lanë?” — kjo ishte fjalia që asaj i kushtoi me përjashtim, pasi nga mediat ishte bërë publike si raportim i debatit në sallë mes Vlora Çitakut dhe Albulena Haxhiut.

Për përjashtimin e saj ka njoftuar vetë Olsa Sadiku në llogarinë e saj në rrjete sociale, ku ka thënë se pjesëmarrja rinore nuk duhet të kushtëzohet me heshtje.

Ky është statusi i plotë i të rejes Olsa Sadiku:

“Po de që dy vjet s’kemi qeveri, pse me e lanë?” — kjo ishte fjalia që më kushtoi.

Më 12 gusht, në Ditën e Rinisë, isha e ftuar nga Kryetarja e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës për të marrë pjesë si njëra nga përfaqësueset e të rinjve nga Obiliqi. Edhe pse në Obiliq ende nuk ekziston Kuvendi i të Rinjve, prej më herët kisha qenë në komunikim për mundësinë e themelimit të tij.

Shkuam në Kuvendin e Kosovës, morëm pjesë në aktivitetet e parapara, biseduam me përfaqësuesit dhe na u shpjeguan rregullat, mënyra e funksionimit dhe hapat që nevojiten për themelimin e një Kuvendi të të Rinjve. Aktivitetet përfunduan dhe na thanë të prisnim edhe pak.

Më pas, në sallë hyri Partia Demokratike e Kosovës, e cila kishte thirrur seancë. Ne ishim ende aty si pjesëmarrës të aktivitetit rinor, ndërsa në sallë filloi një zhvillim politik dhe përplasjet mes deputetëve.
Në atë moment, shpreha spontanisht një mendim timin. Një mendim i një të reje që dëshiron që institucionet të funksionojnë dhe që beson se vendi nuk duhet të mbetet pa institucione funksionale.
Nuk fola në emër të PDK-së, të VV-së, të LDK-së apo të asnjë subjekti tjetër. Nuk jam pjesë e asnjë partie dhe nuk përfaqësoj asnjë subjekt politik. Isha aty si përfaqësuese e të rinjve nga Obiliqi.

Videoja e atij momenti u bë virale.

Por ajo fjali më kushtoi me ndërprerjen e bashkëpunimit me Kuvendin e të Rinjve të Kosovës, pjesëmarrjen time në aktivitetet e KRK-së dhe përfshirjen time në procesin e formimit të Kuvendit të të Rinjve në Obiliq.

Dhe pikërisht këtu fillon pyetja ime.

Nëse ne të rinjtë ishim aty në një aktivitet rinor dhe u gjendëm në mes të një situate të krijuar nga një zhvillim politik brenda Kuvendit, a nuk shtrohet edhe pyetja nëse u përdorëm edhe ne në një mënyrë politike?

Dhe nëse një mendim personal i shprehur në atë moment mjaftoi që të ndërpritej bashkëpunimi me mua për organizimin e të rinjve në Obiliq, atëherë:

Ku qëndron kufiri mes apolitizmit institucional dhe të drejtës së një të riu për të pasur zë e mendim të vetin?

Ajo që më shqetëson nuk është thjesht vendimi ndaj meje. Më shqetëson parimi që qëndron pas tij.
Në vetë vendimin thuhet se ai nuk përbën masë disiplinore dhe nuk bazohet në pretendimin se kam shkelur ndonjë dispozitë statutore apo rregullative. Megjithatë, një deklaratë e bërë në një situatë politike është përdorur si arsye për të ndërprerë përfshirjen time në një proces rinor.

Prandaj kam disa pyetje të thjeshta:

A duhet një e re të heshtë për të qenë e pranueshme në një strukturë rinore?

A është shprehja e një mendimi personal e mjaftueshme për t’i mohuar një të riu të drejtën për të kontribuar në organizimin e rinisë në komunën e tij?

Dhe mbi të gjitha:
Nëse kërkohet që strukturat rinore të jenë apolitike, a duhet kjo të nënkuptojë që të rinjtë të mos kenë fare mendime politike?

Unë besoj fuqishëm se apolitizmi i një organizate nuk duhet të nënkuptojë heshtjen politike të individit. Mund të mos përfaqësosh asnjë parti dhe prapë të kesh mendim, qëndrim dhe zë.
Nuk po e bëj këtë postim për të sulmuar askënd dhe as për t’u rreshtuar me ndonjë subjekt politik. Po e bëj sepse besoj se të rinjtë duhet të kenë hapësirë të flasin, të pyesin, të kritikojnë dhe të marrin pjesë në jetën publike pa u etiketuar automatikisht si përfaqësues të një partie.

Unë do të vazhdoj të flas dhe të angazhohem për rininë e Obiliqit, pavarësisht këtij vendimi.

Sepse pjesëmarrja rinore nuk duhet të kushtëzohet me heshtje.

 

JU REKOMANDOJMË

VV’ja gati ta kapë edhe një institucion, kandidatja për deputete drejt pozitës së drejtoreshës në një agjenci të shëndetësisë

VV’ja gati ta kapë edhe një institucion, kandidatja për deputete drejt pozitës së drejtoreshës në një agjenci të shëndetësisë
18/08/2026 - 16:49

Vlora Limani Hajnuni po shkon drejt përzgjedhjes si drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Ajo doli më e poentuara në konkursin për shefe...

Më shumëDetails

Nis takimi Kurti – Abdixhiku, a do të kemi marrëveshje?

Nis takimi Kurti – Abdixhiku, a do të kemi marrëveshje?
18/08/2026 - 16:45

Ka nisur takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës,...

Më shumëDetails

Kurti s’tregon nëse do të propozojë emër konkret në takimin me LDK’në: Të shohim si mund t’i konstituojmë të gjitha institucionet

Kurti s’tregon nëse do të propozojë emër konkret në takimin me LDK’në: Të shohim si mund t’i konstituojmë të gjitha institucionet
18/08/2026 - 16:33

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para se të hyjë në takim me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku, tha se po shkon atje me “mirëbesim” I pyetur nëse...

Më shumëDetails

Diskutime për “President konsensual”, Abdixhiku në Kuvend për takimin me Kurtin, me të Osmani e Haziri

Diskutime për “President konsensual”, Abdixhiku në Kuvend për takimin me Kurtin, me të Osmani e Haziri
18/08/2026 - 16:28

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri kanë mbërritur në Kuvend për takim me kryetarin e LVV-së, njëherit kryeministrin në detyrë, Albin...

Më shumëDetails

Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi institimin dhe planin e Kurtit

Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi institimin dhe planin e Kurtit
18/08/2026 - 16:20

Perëndimi e kishte bërë të qartë se Kosova nuk mund ta hapte njëanshëm urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, kur Albin Kurti insistonte para dy vjetësh se...

Më shumëDetails

Lajm i keq: Rritje e re e çmimit të naftës në tregjet globale

Lajm i keq: Rritje e re e çmimit të naftës në tregjet globale
18/08/2026 - 16:06

Çmimet e naftës së papërpunuar në bursat botërore kanë pësuar një rritje të re, teksa armëpushimi SHBA – Iran skadoi mbrëmë. Skadimi i afatit të armëpushimit dhe paqartësitë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • U ndanë Elijona e Klodi? Olti Curri zbulon gjithçka

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë