Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri: LDK-ja është për hapjen e urës, Kurti ka agjendë të fshehur politike

09/08/2024 - 22:54
në Kryesore, Lajme
A A
Haziri për LVV-në: Filluan të denigrojnë LDK-në e UÇK-në, po vazhdojnë të denigrojnë Gjykatën Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se Qeveria po bënë lojë politike dhe manipulim politik me paralajmërimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Hziri kritikoi Qeverinë se po bënë veprime të pa koordinuara në veri të vendit duke vënë në rrezik raportet me aleatët e Kosovës.

Sipas tij, partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare është oksigjen për Kosovën dhe tha se kryeministri Kurti ka agjendë të fshehur politike.

“Një koordinim me SHBA-në BE-në dhe NATO-n është i domosdoshëm. Për Kosovën ky partneritet është oksigjen politik. Identiteti evropian i shqiptarëve të Kosovës është falë këtyre miqve, këtyre partnereve dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të rrezikohet për budallaki politike të ditës, për konsum të brendshëm politik dhe për nevoja elektorale në këtë vend. Duhet të vazhdojmë të promovojmë vetëm bashkëpunim dhe koordinimin me aleatët tonë. Procesi nuk është qëllim hapja e urës, por është qëllim që vetëm që kjo të  kthehet si debat i brendshëm që qytetarët e Kosovës të zhvendosin vëmendjen e plotë nga problemet e përditshme dhe të nxirret në lajthitje kërkesat për hapjen e urës”, tha Haziri, për RTV21.

Nënkryetari Haziri tha se  LDK-ja është për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve.

“LDK-ja është për hapjen e urës. LDK-ja siç duket do ta ketë në hise për ta bërë integrimin e plotë të Mitrovicës në të ardhmen e afërt, sepse kjo Qeveri po rrezikon që në lumin Ibër jo me e hap për vetura, por me mbyllë edhe për qytetarë. Nëse KFOR-i nesër del me mjete të rënda dhe i vendos telat me gjemba mbi lumin Ibër për shkak të  gabimeve të Qeverisë atëherë e keni më bë pyetjen a jeni për hapje apo mbyllje”, deklaroi Haziri.

Ndërsa, sa i përket inspektimeve që po kryen Qeveria në urën e Ibrit nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se janë bërë me leje të NATO-së dhe KFOR-it.

Sipas tij, në të njëjtën ditë komandanti i KFOR-it e ka njoftuar komandantin e ushtrisë serbe për testimet e urës së Ibrit.

“Inspektimi teknik është bërë më kërkesë, Qeveria e Kosovës në territorin e vet, në vendin e vet duke u sjellë sovrane i ka bërë kërkesë  NATO-së dhe KFOR-it për ta bërë inspektimin teknik të urës së vet.  Kjo kërkesë i është aprovuar dhe në të njëjtën ditë komandanti i KFOR-it ka qenë në Beograd që komandantin e ushtrisë serbe me njoftua se Qeveria e Kosovës po bënë inspektim teknik të urës. Kjo është ajo që zoti Kurti vazhdon të ketë agjendë të fshehur politike, nuk e zbardhë për njerëzit, nuk e shpjegon e manipulon lajmin”, tha Haziri. 

JU REKOMANDOJMË

Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb
18/08/2026 - 20:39

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduaar suspendimin e dy zyrtarëve policorë pas dyshimeve për ushtrimin e forcës ndaj një qytetari të nacionalitetit serb. Përmes një komunikate për media,...

Më shumëDetails

Tre të arrestuar për fajde në Prizren, njëri prej tyre goditi me veturë një 17-vjeçare dhe një polic gjatë arratisjes

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
18/08/2026 - 20:24

Tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të fajdes. Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarve, njëri prej tyre dyshohet se nuk...

Më shumëDetails

Arben Gashi pas takimit Kurti-Abdixhiku: Shumë zhurmë, shumë premtime, në fund asgja

Arben Gashi pas takimit Kurti-Abdixhiku: Shumë zhurmë, shumë premtime, në fund asgja
18/08/2026 - 20:05

Arben Gashi, ka reaguar pas takimit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Gashi ka ironizuar zhvillimet pas takimit, duke përdorur shprehjen popullore:...

Më shumëDetails

Hoti: Shkaktari është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë, po e katandisin rendin kushtetues në kaos

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
18/08/2026 - 19:55

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar procesin e themelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, duke e cilësuar atë si jokushtetues. Hoti ka ngritur shqetësime për...

Më shumëDetails

PDK: Mbrojtja e Kushtetutës dhe rendit demokratik, përgjegjësi e përbashkët

PDK: Mbrojtja e Kushtetutës dhe rendit demokratik, përgjegjësi e përbashkët
18/08/2026 - 19:50

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë. Gjatë...

Më shumëDetails

Kurti tregon kriteret që duhet t’i plotësojë figura presidenciale

Kurti tregon kriteret që duhet t’i plotësojë figura presidenciale
18/08/2026 - 19:42

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se palët kanë diskutuar për kriteret dhe figurën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • U ndanë Elijona e Klodi? Olti Curri zbulon gjithçka

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë