Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza po vazhdon qëndrimin e tij në SHBA, ku edhe po zhvillon takime e vizita të shumta, shkruan Mitropol.
Sot ai ka vizituar Muzeun Metropolitan, ku Petriti Halilaj ka ekspozitë të madhe personale me titull shqip “Abetare”, inspiruar nga vizatimet në bankat e shkollave në Kosovë e Ballkan.
“Petrit Halilaj, djaloshi nga Runiku i Drenicës, nga kampet e refugjatëve gjatë luftës në Kosovë ka arritur majat e artit botëror.”, ka shkruar Hamza.
“Jemi krenarë me suksesin e tij, sikurse edhe të artistëve e sportistëve që po e vendosin emrin e Kosovës në galeri, arena sportive dhe ballina të gazetave më të njohura.”, ka thënë tutje Hamza.













