Vlora Limani Hajnuni po shkon drejt përzgjedhjes si drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Ajo doli më e poentuara në konkursin për shefe të kësaj agjencie, duke marrë gjithsej 83 pikë të përgjithshme dhe duke lënë mbrapa dy kandidatë të tjerë.
Limani-Hajnuni ishte kandidate e Vetëvendosjes për deputete, si dhe shërbeu si këshilltare politike e Albulena Haxhiut gjatë kohës sa ishte ministre e Drejtësisë.

Më herët, ajo kishte qenë edhe deputete në LDK, ku gjatë vitit 2022 kishte aderuar në LVV.












