Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila: Hapja e urës mbi lumin Ibër ka rëndësi simbolike

11/08/2024 - 19:13
në Kryesore, Lajme
A A
Kusari-Lila: Hapja e urës mbi lumin Ibër ka rëndësi simbolike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërkohë që po kryhen testimet e fundit për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë për qarkullimin e automjeteve, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, shprehu qëndrimin e saj për hapjen e urës.

“Aktualisht nuk po mundet të definohet nga askush, në fakt, nga kritikët apo ata që thonë se ura nuk duhet të hapet, se mbi cilin parim një urë që duhet të lidhë njerëzit dhe që gjendet në pjesën më jugore të Veriut të Kosovës, nuk bën të hapet për transportin e automjeteve, përderisa automjetet me tabelat e Republikës së Kosovës, prej cilitdo cep të vendit, shkojnë deri në kufirin më verior të vendit,” deklaroi Kusari-Lila në RTSH.

Ndër të tjera Kusari-Lila tha se urat shërbejnë për lidhjen e njerëzve me njëri-tjetrin dhe është e bindur që do të hapet.

“Unë jam e bindur se ura do hapet, sepse duhen hapur për lidhjen e njerëzve, jo për ndarjen. Më shumë sesa të diskutojmë në rrafshin politik, të diskutojmë në rrafshin njerëzor dhe simbolik. Ura ka penguar dhe parandaluar në njëfarë forme integrimin e mirëfilltë të katër komunave në veri. Kur ka aq shumë aktivitete në këto katër komuna, të kesh një urë që lidh Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut të mbyllur është paradoksale,” shprehet shefja e Grupit të Vetëvendosjes.

Kjo urë që e ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe, ishte bllokuar për herë të parë pas luftës në vitin 1999.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës thotë se kurdo që të merret vendimi për hapjen e Urës së Ibrit do të marrin masat e nevojshme, derisa potencojnë bashkëpunimin me KFOR-in dhe EULEX-in.

JU REKOMANDOJMË

Trump thotë se s’ka bisedime me Iranin – dje foli për një kanal të fshehtë komunikimi

Trump thotë se s’ka bisedime me Iranin – dje foli për një kanal të fshehtë komunikimi
18/08/2026 - 17:33

Presidenti Donald Trump tha të martën se nuk ka bisedime që po zhvillohen apo janë planifikuar me Iranin, një ditë pasi tha se administrata e tij kishte krijuar...

Më shumëDetails

“Dil jashtë ore, dil jashtë shtrihu”, Pamje të reja nga arrestimi i autorit të vrasjes së turistit në Ksamil

“Dil jashtë ore, dil jashtë shtrihu”, Pamje të reja nga arrestimi i autorit të vrasjes së turistit në Ksamil
18/08/2026 - 17:27

“Dil jashtë ore, dil jashtë, shtrihu”, ky është momenti kur forca të shumta policie lokalizojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar të vrasjes së turistit në Ksamil, Sokrat Vata,...

Më shumëDetails

Denoncimi që bëri AVONET: Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se lëshoi diploma të rreme e fitoi gjysmë milioni euro

Denoncimi që bëri AVONET: Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se lëshoi diploma të rreme e fitoi gjysmë milioni euro
18/08/2026 - 17:18

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar Ibish Çoçajn, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim. Sipas Prokurorisë, i dyshuari, në cilësinë...

Më shumëDetails

Kriza energjetike, Gjini: A duam t’i ngjasojmë Evropës apo vendeve të botës së tretë?

Gjini: Kurti duhet të shkojë në opozitë
18/08/2026 - 17:12

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale për politikat në sektorin energjetik, duke e akuzuar atë për dështim në sigurimin e...

Më shumëDetails

VV’ja gati ta kapë edhe një institucion, kandidatja për deputete drejt pozitës së drejtoreshës në një agjenci të shëndetësisë

VV’ja gati ta kapë edhe një institucion, kandidatja për deputete drejt pozitës së drejtoreshës në një agjenci të shëndetësisë
18/08/2026 - 16:49

Vlora Limani Hajnuni po shkon drejt përzgjedhjes si drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Ajo doli më e poentuara në konkursin për shefe...

Më shumëDetails

Nis takimi Kurti – Abdixhiku, a do të kemi marrëveshje?

Nis takimi Kurti – Abdixhiku, a do të kemi marrëveshje?
18/08/2026 - 16:45

Ka nisur takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • U ndanë Elijona e Klodi? Olti Curri zbulon gjithçka

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë