Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbi 31 milionë euro shpenzime të udhëtimit gjatë mandatit të Qeverisë Kurti

12/08/2024 - 09:48
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Mbi 31 milionë euro shpenzime të udhëtimit gjatë mandatit të Qeverisë Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shpenzimet e udhëtimit zyrtar brenda dhe jashtë Kosovës kanë shënuar rritje të hatashme gjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2. Nga viti 2021 e deri në fund të qershorit të vitit 2024, shpenzimet e tilla kanë arritur shumën e përgjithshme prej më shumë se 31 milionë euro.

Sipas raporteve të buxhetit, të përgatitur nga Ministria e Financave, shpenzimet e udhëtimit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024 kanë shkuar në 5.25 milionë euro, apo 12% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar,

Ndërsa nga viti 2021 e deri në fund të vitit 2023 shpenzimet e tilla kanë kaluar shifrën prej më shumë se 26 milionë euro.

Kurti dhe bashkëpartiakët e tij sa ishin në opozitë disa herë i kanë kritikuar drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale, siç thoshin për luksin e tepruar dhe për udhëtime sa për “të marrë mëditje”, por gjatë mandatit të tyre në krye të Qeverisë ka ndodhur e kundërta, duke vazhduar me avazin e vjetër të shpenzimeve buxhetore.

Sipas dokumentit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2023, institucionet e vendit gjatë vitit të kaluar për udhëtime zyrtare jashtë vendit, mëditje të udhëtimeve, akomodim dhe për transport kanë shpenzuar 8.7 milionë euro.

Këto shpenzimet janë më të larta për 1.5 milionë euro, krahasuar me vitin 2022 dhe për rreth 5.5 milionë euro më të larta se në vitin 2021.

Sipas të njëjtit dokument , për udhëtime zyrtare brenda vendit, mëditje, akomodim transport, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 2.8 milionë euro, apo rreth 600 mijë euro më shumë se në vitin 2022 dhe mbi 1 milionë euro më shumë se në vitin 2021. /Frontonline

JU REKOMANDOJMË

Ministri që pëlqeu deklaratat skandaloze të Xhymshitit: E bëra “like” aksidentalisht

Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin
16/09/2026 - 16:52

Ministri i Sportit, Blerim Gashani tha se pëlqimi i një postimi të gazetarit Vudi Xhymshiti në rrjetin social Facebook, në të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi cilësohej “vrasës”, ishte...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj iu flet protestuesve: S’kemi asgjë me Policinë, duhet të thërrasim për unitet e veprime konkrete

Nasim Haradinaj iu flet protestuesve: S’kemi asgjë me Policinë, duhet të thërrasim për unitet e veprime konkrete
16/09/2026 - 16:43

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj iu ka folur para objektit të Qeverisë protestuesve të mbledhur aty pas dënimit me 91 vjet burgim të katër ish-krerëve...

Më shumëDetails

Grenell: Dënimi i Thaçit i turpshëm, Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Specialen

Grenell i ashpër me një artikull të REL për Thaçin dhe Specialen: Po paguajmë për drejtësi dhe raportime të rrejshme
16/09/2026 - 16:35

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Përmes një postimi në...

Më shumëDetails

“S’ka liri pa çlirimtarë”, “policia është e jona”, protestuesit zhvendosen para Qeverisë

“S’ka liri pa çlirimtarë”, “policia është e jona”, protestuesit zhvendosen para Qeverisë
16/09/2026 - 16:29

Protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale për katërshen e UÇK’së është zhvendosur tashmë para objektit të Qeverisë së Kosovës. Ata thirrën: “S’ka liri pa çlirimtarë”, “policia është e...

Më shumëDetails

Serwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten

Serwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten
16/09/2026 - 16:25

Profesori Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka reaguar ndaj vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së, duke shkruar fillimisht se ‘‘nuk është vetëm vendimi ai...

Më shumëDetails

Pas vendimit në Hagë, djali i Krasniqit viziton babanë: Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës

Pas vendimit në Hagë, djali i Krasniqit viziton babanë: Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës
16/09/2026 - 16:04

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se ka vizituar babanë e tij pas shpalljes së aktgjykimit të sotëm në Hagë. Përmes një postimi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë