Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar aksionin e VV-së para Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Demos.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë disa pyetje ironizuese sa i përket aksionit, duke pyetur se a ka vendosur VV të kërkojë llogari pse ende s’ka aktakuzë për krimet e Martin Berishajt me tregtinë e energjisë elektrike:
Reagimi i saj:
Partia që e ka bërë bashkimin kombëtar, që ka ndërtuar 160 çerdhe, që ka zvogëlu çmimin e energjisë elektrike, që e ka përfundu rrugën për Podujevë, Gjilan e Mitrovicë sot po bën histori.
📌 Para Prokurorisë Speciale ka vendosur të kërkojë llogari pse ende s’ka aktakuzë për krimet e Martin Berishajt me tregtinë e energjisë elektrike?
📌 Vetëvendosje sot do të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale pse s’ka aktakuzë ndaj Ridit me shokë për korrupsionin me rezervat shtetërore?
📌 Vetëvendosje do të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale për 900 kontratat njëburimore burim i korrupsionit me vlerë prej mbi 240 milionë euro?
P.S.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk duhet të frikësohet nga partia në pushteti. Duhet t’iu shkojë deri në fund secilit rast dhe të kryejë punën sipas ligjit për të gjitha rastet e lartpërmendura edhe për rastin e Bansjkës, Radoiçiqit, dhe rastin e koordinimit të Kusarit me Radoiçiqin në emër të LVV-së etj.













