Trendi i hapjes së lokaleve në veri nga shqiptarët po vazhdon me ritëm të shpejt, raporton VeriuInfo.
Tashmë në Mitrovicën e veriut po hapet edhe një barnatore e madhe me pronar shqiptar nga jugu i Mitrovicës.
Pas privatizimit të lokalit vitin e kaluar, biznesmeni Idriz Sadiku po hap barnatoren në zemër të Mitrovicës së veriut.
VeriuInfo ka siguruar foto të punimeve që po zhvillohen në lokalin që gjendet përball permendores së Car Lazarit.
Ndryshe, Idriz Sadiku është biznesmen i suksesshëm në fushën e farmaceutikës, i cili ka disa barnatore në pjesën jugore të qytetit./VeriuInfo












