Policia Kufitare ka hasur në një kamion cisternë pa targa, të braktisur, ku ka pasur naftë të papërpunuar në Kovaçë të Zubin Potokut.
Gjithashtu, në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe automjeti “Toyota” me targa vendore, të cilën ka qenë duke e vozitur një 49-vjeçar me inicialet D.V.
Pas kontrollit të realizuar zyrtarët policorë kanë kuptuar se në automjet kanë qenë të ngarkuara pllaka të qeramikës dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi.
Siç njofton Policia, nafta e papërpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë.
Pas kontrollit të realizuar është vërejtur se në automjet kishte të ngarkuara pllaka të qeramikës dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi. Nafta e pa përpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë.
Me vendim të prokurorit, janë iniciuar rastet për “Kontrabandim me mallra”, ndërsa automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal.